Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 43% në 7 vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

35% e pronave të shitura në Shqipëri blihen nga individë me banim jashtë vendit.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se në gjysmën e parë të këtij blerësit jorezidentë kishin një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura është thuajse i pandryshuar krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm apo sporadik. Rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Evropian.

Blerësit jorezidente përfshijnë shtetas të huaj dhe shqiptarë me banim jashtë vendit. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Kërkesa nga jashtë mund të jetë një faktor në mozaikun e komplikuar dhe paradoksal të çmimeve të larta të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Indeksi “Fischer” i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me 40% krahasuar vitin 2013, që përfaqëson edhe periudhën bazë.

Për Tiranën, rritja e çmimeve është edhe më e lartë, me 43.4%.

Çmimet mesatare të banesave të shitura në Tiranë kanë shënuar rritje të ndjeshme, me mbi 50%, në zonat jashtë qytetit, por kanë regjistruar rënie të lehtë në zonat qendrore dhe në periferi.

Sipas agjentëve, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me hua bankare.

Lexo edhe :  Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Për zonat bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, ndërsa çmimet e shitjes në zonat e tjera të vendit shfaqën ndryshime thuajse të papërfillshme.

Pavarësisht se ekonomia po kalon rënien më të fortë prej 23 vitesh, sërish agjentët e pasurive të paluajtshme dhe firmat e ndërtimit presin rritje të mëtejshme të çmimeve në kryeqytet. Ndërkohë, për zonat e tjera të vendit, parashikimet janë neutrale, që tregon se nuk ka pritshmëri për ndryshime të mëdha në konjukturën e çmimeve.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme përfshin një kampion prej 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme, sipas një përzgjedhjeje të bërë në bazë të numrit të të punësuarve dhe vlerës së xhiros vjetore.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.6 muaj.

Ky tregues shënoi rritje të lehtë në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe ndikimin kryesor në këtë ndryshim e ka dhënë rritja e kohës mesatare të shitjes për zonën e Tiranës me 1.2 muaj në 10.4 muaj.

Për zonën e Bregdetit, koha e shitjes është rritur lehtë në rreth 10.7 muaj, ndërsa për Zonat e Tjera, mesatarja e kohës së shitjes vlerësohet të jetë 11.4 muaj dhe nuk ka shënuar ndryshime në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm. BSH thekson se pjesa më e madhe e shitjeve raportohet të jetë kryer brenda një periudhe midis 1 dhe 12 muaj./E.SH/ marrë nga monitor/

Të fundit

Më shumë të rinj të papunë/ “Rinia të mbështetet me grante”

Më shumë se 44.7% e rinisë shqiptare (15-29) është ekonomikisht jo aktive, duke bërë që në vend të ketë...

Vullkani i Antarktidës nxjerr pluhur ari me vlerë 6 mijë dollarë në ditë, ku shkon ai?

Ekspertët kanë zbuluar afërsisht 80 gramë flori të kristalizuar në xhepat e gazit që emetohen nga mali Erebus, një nga 138 vullkanet aktive të...

Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat...

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund...

Lajme të tjera

Web TV