Dr.Kapisyzi: Virusi ka pësuar mutacion, është më i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për agresivitetin e virusit, ka publikuar videomesazhin e Drejtorit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi.

Mjeku dhe profesori i njohur thotë se virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik, duke u bëre me aftësi më ngjitëse dhe duke rritur ngarkesën virale.

Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion e ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar. Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv”, thotë Kapisyzi.

Drejtori i spitalit COVID2 ka një apel për qytetarët për të mbajtur maskën si një sakrificë për t’u mbrojtur dhe për të mos lejuar një mbyllje të dytë që do kishte pasoja social-ekonomike.

Përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet prej secilit nga ne. Sa herë që vëmë maskën, aq herë mbrohemi. Por edhe mbrojmë, shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen çka do të ishte edhe me pasoja social-ekonomike”, tha Kapisyzi.

Ky i fundit është bashkëshort i Mira Rakacolli, zv. ministre e Shëndetësisë, por njëherësh edhe kryetare e Komitetit Teknik të luftës kundër koronavirusit.

Kujtojmë se të martën me datë 20 tetor Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 458 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.

Lexo edhe :  Fluks në Qafë Thanë, qytetarët shqiptarë kalojnë fundjavën në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 301 raste të reja të konfirmuara me Covid-19, rekord për 24 orë në vendin tonë, nga 1407 testime të kryera.

Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 17651 raste me koronavirus, prej të cilëve 6968 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 58 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 10225./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, nënshkruan marrëveshjen për implementimin e Kartës së...

Nga puna në varka deri tek jeta private, menaxheri i Heidit zbulon sekretet e banores

Daniele Fortuzzi, menaxheri italian i banores së Big Brother Vip Albania, Heidit, ka treguar më shumë mbi jetën dhe punën e modeles në Itali...

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se në ekonominë e një vendi nuk ka një fluks të ri gjatë një viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto mbetet...

Pothuajse e kryer, ja kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai...

Lajme të tjera

Web TV