Maqedonia mbyll baret dhe restorantet pas orës 23:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut të mërkurën do zbatojë rregullat e reja dhe të ashpëra kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat lidhen kryesisht me transportin publik, punën e bareve dhe restoranteve, si dhe administraten publike.

Vendimi i qeverisë parashikon që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike duhet ta organizojnë punën e tyre me turne apo të praktikojnë punën nga shtëpia.

Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e tifozëve.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje mes partive për masat e tjera që lidhen me mbajtjen e maskës në mjedise të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje.

Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështetjen e opozitës, meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme.

Partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE thotë se qëndrimin e saj do ta zbulojë pas shqyrtimit të masave dhe vlerësimit të nevojës për miratimin e tyre.

Opozita ka kërkuar edhe shkarkimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe zëvendësimin e tij me një komision të ri prej 11 anëtarësh. Maqedonia e Veriu po regjistron çdo ditë një numër të lartë infektimesh të reja, sikurse edhe pjesa më e madhe e Europës./Re.D/Fjala.al


Të fundit

Belind Këlliçi viziton Uashingtonin/ Takohet me kongresmenin e Miçiganit

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është...

Politikanët akrep të kenë kujdes/ Do t’i ndodhë diçka me ligjin në shkurt

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë këtë të mërkurë parashikimin e yjeve për muajin shkurt. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje për...

EMRAT/ Me pistoletë dhe kokainë në makinë, prangosen dy persona në Tiranë

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion...

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023/ Ku renditet Shqipëria

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më...

Pse për numerologët dita e nesërme është kaq fatsjellëse, ja çfarë duhet të bëni

Që nga 22 janari, të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejt (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe me hyrjen në muajin shkurt,...

Lajme të tjera

Web TV