Miratohet Projektbuxheti 2021, qeveria synon rimëkëmbjen ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen prioritetet, ja ku do të shkojnë lekët vitin tjetër. 28 mld për rindërtimin 

Nga Fernada Cenko 

Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme të saj projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes proaktive ndaj biznesit, rindërtimit të plotë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti, si dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, qeveria do të arrijë objektivin e vendosur për rritjen ekonomike dhe kthimin në normalitet të vendit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përmes parashikimeve për vaksinën kundër COVID-19, rritjes së pagave të stafit mjekësor dhe mësuesve, duke filluar nga viti 2021. Në buxhet është parashikuar edhe skema e subvencionimit të naftës, e cila u vjen në ndihmë të fermerëve prej vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti 2021 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5,5 % në vitin 2021 dhe pritet të konvergjojë rreth nivelit prej 4 % gjatë periudhës afatmesme në vijim.

Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021 në nivelin 12,2% krahasuar me parashikimin e vitit 2020 prej 13,9%. Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7,3% e PBB-së. Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6,5% të PBB-së.

Në fund të vitit 2023, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2,3% të PBB-së dhe balanca primare të kthehet në nivele pozitive, duke përmbushur objektivin madhor të qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik.

Projektbuxheti 2021 garanton mbështetje financiare për vijimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Shtyllat kryesore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve do të jenë reforma në drejtësi, e cila do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike.

Të tria reformat do të jenë instrumente të rëndësishme të realizimit të prioriteteve të programit të qeverisë. Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë ndikimin më të madh në organizimin e administratës publike vendore, në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore.

Qeveria shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, kanë bërë të mundur që të rriten mbi tri herë investimet dhe shërbimet publike.

Pesha e buxhetit vendor ndër vite është rritur nga 2,1% e PBB-së në vitin 2013 në 3,3% të PBB-së në vitin 2021. Projektbuxheti i vitit 2021 programon të ardhura buxhetore në masën 479 miliardë lekë ose 28,5% e PBB.

Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi. Shpenzimet buxhetore për periudhën 2021-2023, të programuara në masën 587,6 miliardë lekë ose 34,9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike, duke u përqendruar në procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë, si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike.

Lexo edhe :  Gazetarja plas bombën:Vajzat shqiptare nga qytetet e vogla porositen online si prostituta

Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

Prioritetet e buxhetit 2021: 

​Procesi i rindërtimit do të financohet me 28 mld lekë në vitin 2021, ndërkohë që mbi këtë edhe 1,5 mld lekë parashikohen të vijojnë financimin e bonusit të qirave për familjet e pastreha si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019; Shëndetësia do të vijojë të financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës anti-Covid 19, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor, me një kosto totale vjetore prej 4,5 mld lekë.

Arsimi do të përfitojë një financim në rritje, ku spikat rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar, me një kosto prej 3,5 mld lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin;

Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD, si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH-in, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliard lekë.

​Infrastruktura, ku do të investohet në projektet e mëdha si tuneli i Llogorasë, Unaza e Re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj., si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

Denaj – zv.presidentes së BB-së: Shqipëria do të rimëkëmbet në vitin 2021 

Takime on line të delegacionit shqiptar në kuadër të mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore me përfaqësues të BB-së dhe FMN-së. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, zhvilluan takime on line me Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Diskutimet e këtyre takimeve u fokusuan në ndikimin e pandemisë në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Gjatë takimit, ministrja Denaj dhe guvernatori Sejko u shprehën se ekonomia shqiptare ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit, sidomos në tremujorin e dytë të vitit 2020, si rrjedhojë shumica e indikatorëve ekonomikë pritet të ndikohen nga pasojat negative të pandemisë këtë vit.

Ndërkohë, në perspektivë afatmesme, kohëzgjatja dhe ndikimi i pandemisë do të jenë thelbësore në përcaktimin e rrugës së rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare, e cila pritet të fillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Ministrja Denaj theksoi se, pavarësisht kontraktimit të PBB-së në 6 muajt e parë, prej -10,2%, parashikimet e vitit mbeten në një rënie me vetëm -5%, shoqëruar me një nivel të papunësisë në 12,5%.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar të rikthehet në konsolidim fiskal, me një balancë primare pozitive prej vitit 2022, në mënyrë të sigurt prej vitit 2023, parashikim i bërë edhe në ndryshimet e ligjit organik të buxhetit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV