Nis monitorimi i plastikës në Zonat Detare, Klosi: Duhet të marrim eksperiencat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis monitorimi i plastikës detare në zonat e mbrojtura detare shqiptare, pjesë e projektit të vendeve të Mesdheut.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Prefekti i Flamur Mamaj morën pjesë në një prezantim të punës së bërë deri tani nga ky projekt si dhe një demonstrim në Parkun Kombëtar Sazan-Karaburun të procedurave të matjeve të mikro-plastikës në dete si dhe një pastrim të zonës së Plazhit të Vjetër.

A kemi ne një menaxhim ashtu siç duhet të pastërtisë së detit tonë dhe natyrisht të jemi jo vetëm në sensin e monitorimit në sensin e evidentimit, por a kemi ne struktura në shtetin shqiptar për të kontrolluar mënyrën se si do të përqasen industritë e reja që po ndërrohen në det me pastërtinë dhe mjedisin”, tha Klosi.

Më tej ai theksoi se në kuadër të projekteve që ka Ministria e Mjedisit dhe institucionet në varësi të saj me Bashkimin Evropian në kuadër të diskutimeve të hapura tashmë përsa i përket kapitullit 27, i cili është një nga kapitujt më të rëndësishëm përsa i përket negociatave, kapitulli për mbrojtjen e mjedisit ne na duhet si institucion të përgatitjeve shumë herë më tepër.

Na duhet të marrin eksperiencat më të mira dhe ky projekt nëse shënon një gjë pozitive është bashkëpunimi me vendet e Mesdheut për të kuptuar teknikat e reja dhe modern për të cilat zhvillohet kjo bisedë kemi folur shpesh dhe shumë në fakt, natyrisht pandemia na ndërpreu në disa aksione që ne kishim ndërmarrë përsa i përket pastrimit dhe kufizimit të përdorimit të plastikës.

A jemi ne atje ku duhet? Jemi shumë larg asaj që duhet. Jemi shumë larg trajtimit të plastikës në tokë e tani dhe në det për të bërë ne detyrën tonë në këtë Mesdhe që natyrisht është shumë i ngarkuar me mbetje plastike si hapësirë detare”, tha ministri Klosi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV