Pa maska në rrugë/ Policia vendos 769 gjoba në të gjithë vendin

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka vendosur 769 gjoba në 24 orët e fundit në të gjithë vendin për qytetarët që janë konstatuar pa maska, jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në makina.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe gjobitur 22 persona që morën pjesë në protestën kundër ministrit të jashtëm grek, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare ditën e djeshme në Tiranë.

“Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik,” njoftojnë uniformat blu ndër të tjera.

Duke falënderuar respektuesit e masave mbrojtëse, Policia e shtetit u bëri thirrje qytetarëve të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme uniformat blu vendosën 522 masa administrative për qytetarët që nuk respektuan rregullat anti-covid.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Basha: Pandemia nxori në pah krizën ekonomike

Kryetari i partisë Demokratike këtë të hënë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit në Tiranë. Basha e...

Mbyllet çerdhja Nr.2, një punonjëse rezulton me Covid

Çerdhja numër dy në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor, pasi një punonjës rezultoi pozitiv me Covid. Po ashtu mësohet se tre punonjës të tjerë...

“Raste të reja dhe vdekje”, paralajmërimi i zymtë i mjekut për javët në vijim

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 paralajmëron për një situatë alarmuese, por ende jo të pakontrollueshme, edhe pse në të katër...

E kishin kthyer bar-bilardon në vend droge dhe lojëra fati, pranga dy të rinjve

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të kundraligjshme. Specialistët për...

Ylli Rakipi: Rama nuk do bëjë fushatë kundër Bashës, por kundër Metës

Ekskluzive Si po sillen tre liderët politik pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare. Taktikat elektorale që po përdor Rama, Basha dhe Meta përballë qytetarëve...

Lajme të tjera

Web TV