Pandemia/OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit, mund të rikthehet izolimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ndodhemi përballë një vale të dytë të virusit COVID-19, OBSH-ja kërkon reagim të menjëhershëm nga qeveritë e shteteve të ndryshme, duke theksuar se numri i vdekjeve totale prej virusit mund të arrijë në 2 milionë viktima, përpara se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht në botë.

OBSH-ja fajëson shtetet për mosizolim të kontakteve të personave të prekur nga virusi, që të arrihej ndërprerja e zinxhirit të infektimeve.

Nga Ina Allkanjari 

Evropa dhe Amerika e Veriut pritet të përballen me një valë të dytë të koronavirusit, kjo pasi vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ky paralajmërim vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa thekson se numri total i vdekjeve nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë, përpara se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht në botë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të organizatës, Tedros Ghebreyesus, periudha vjeshtë-dimër, për shkak të uljes së temperaturave dhe mungesës së kapaciteteve spitalore, do të shoqërohet me përkeqësim të situatës.

“Me ardhjen e dimrit në hemisferën veriore, po shohim një përshpejtim të përhapjes së infektimeve, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën Veriore. Me rritjen e rasteve, shtohet edhe numri i personave që shtrohen në spitale ose në terapitë intensive”, shprehet kreu i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në gjysmën e 48 vendeve evropiane që janë pjesë e agjencisë së OKB-së, rastet me COVID-19 janë rritur me 50%. Ghebreyesus e cilësoi si tejet të rrezikshme dhe të vështirë situtatën, ku kapacitetet në spitale tejkalohen. “E di që jeni lodhur, por virusi ka treguar se kur ulim vigjilencën, ai mund të kthehet me shpejtësi marramendëse”, vijoi, me tej kreu i OBSH-së. Një ndër problemet kryesore në këtë situatë pandemie, që OBSH-ja ka paraqitur, lidhet me zinxhirin e transmetimit të COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga qeveritë që përmes masave kufizuese, që mund të shpëtojnë jetë, të ndërpresin zinxhirin e transmetimit, duke theksuar që është i rëndësishëm investigimi i rasteve të infeksionit, karantinimi i të prekurve dhe i kontakteve të tyre më të të ngushta, si dhe të sigurohet cilësi më e lartë e kujdesit shëndetësor dhe mbështetje më e lartë për stafin mjekësor.

Kreu i Urgjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan, u bëri thirrje autoriteteve që t’i vendosin të gjitha rastet e kontaktit në karantinë, megjithëse disa prej tyre, si Sllovenia kanë hequr dorë nga gjurmimi i tyre, për shkak të pamundësisë për t’i gjurmuar të gjitha.

“Nëse do të kisha një dëshirë magjike për të përmirësuar një gjë që ne me të vërtetë mund ta përmirësojmë, dhe të jem një lojëndryshues, do të ishte të siguroja që çdo individ në kontakt me një rast të konfirmuar COVID-19 të karantinohej për kohën e nevojshme, me qëllim thyerjen e zinxhirit të transmetimit”, u shpreh ai.

Ryan kërkoi masa më të ashpra në kontinent, duke iu kujtuar evropianëve që, nëse vazhdojnë me këto shifra, do të rikthehen në izolim të plotë dhe kjo nuk do t’i shërbejë askujt. Sipas tij, gjurmimi i rasteve të kontaktit nuk është bërë dhe prandaj vendet e kanë pasur të pamundur të vënë nën kontroll valën e përhapjes së COVID-19.

Gjurmimi ka dështuar, theksoi Rayan, prandaj shumica e vendeve është detyruar të rikthejë kufizimet e pjesshme, duke përmendur Irlandën, e cila ndodhet pothuajse me të njëjtën shkallë të kufizimeve si në pranverë.

Ai shtoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kudo në mënyrë sistematike, por ishte i bindur se është arsyeja kryesore se pse po përballemi me shifra kaq të larta. Me rritjen e rasteve, rritet dhe numri i personave që kanë nevojë për një vend në spital dhe në terapi intensive, dhe pse mjekët aktualisht i kurojnë më mirë dhe më shpejt pacientët me koronavirus, në krahasim me fillimin e pandemisë.

OBSH-ja vlerësoi shtetet e Azisë Lindore për progresin e shënuar në luftën kundër pandemisë. Ndërkohë që kur COVID-19 shënoi rastin e parë në Kinë, në fundvitin e kaluar, gati një milion njerëz kanë humbur betejën me virusin.

Numri i infeksioneve po vazhdon të rritet me 32 milionë raste të konfirmuara globalisht. Evropa nuk po arrin ta kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen.

Lexo edhe :  Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Rajoni i Lombardisë në Itali, më i prekuri nga vala e parë e pandemisë, vendosi masën e ndalimqarkullimit pas orës 23:00, një ditë pasi qeveria i autorizoi krerët lokalë të kufizojnë aktivitetet publike. Forca të shtuara policore po mbikëqyrin zbatimin e masave të reja në qytetet italiane.

Gjermania shënoi një shifër rekord prej gati 6900 të infektuarish në 24 orët e fundit dhe 47 viktima.  Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, njoftoi ditën e djeshme masat për uljen e për parandalimin e përhapjes së infeksionit, të cilat do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Filipçe apeloi qytetarët që të respektojnë masat, për të ndihmuar në uljen e numrit të të infektuarve. “Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomikë të punojnë deri në orën 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri te gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe on line, varësisht nga procesi i punës.

Nesër në procedurë të shkurtuar para deputetëve do të jenë propozimet mbi ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikojë në uljen e numrit të të infektuarve.

Më lejoni të drejtoj një apel te qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizimi i plotë i lëvizjes”, deklaroi Venko Filipçe. Shifra të larta të infektuarish janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit edhe në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se janë testuar gjithsej 818 qytetarë, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Ndërsa bëhet me dije se ka ndërruar jetë një qytetar, duke e çuar në 657 numrin e viktimave.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Kosovë është 17139 raste nga 81704 persona të dyshimtë. Një ndër mënyrat e përhapjes së koronavirusit, sipas studimeve të kryera, vijon të jetë nëpërmjet spërklave, prandaj ndër masat kufizuese të ndërmarra në shumë shtete është pikërisht përdorimi i maskave me detyrim.

Situata epidemiologjike 

Në Shqipëri vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 301 raste me koronavirus një numër rekord që prej fillimit të pandemisë. Mësohet se në krahasim me një ditë më parë janë realizuar më pak testime, konkretisht 1407, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë, 301 brenda 24 orëve.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht 4 persona kanë humbur betejën me “armikun e padukshëm”. Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë prej COVID-19 një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça.

Ndërkohë që janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Tabelë/ COVID-19 – Statistika (20 tetor 2020) 

Raste të reja ditore                     301

Të shëruar në 24 orë                  58

Humbje jete në 24 orë               4

Testime ditore                           1407

Testime totale                           1515782

Raste pozitive                           17651

Raste të shëruara                       10225

Raste aktive                              6968

Humbje jete                             458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë        3430

Durrës       700

Shkodër    473

Fier            444

Korçë        432

Lezhë        349

Elbasan     293

Vlorë         270

Berat         215

Kukës        176

Dibër           91

Gjirokastër  86

 

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV