Rama thumbon sërish Metën: Nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai nuk lë as të vdekurit rehat.

Ai nuk kurseu as kritikat për Partinë Demokratike, duke u shprehur se ata nuk kanë ndryshuar asgjë dhe pretendojnë të qeverisin.

“Ça kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, tha Rama ndër të tjera.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri nga oborri i inceneratorit të Elbasanit, i cili ka qenë në qendër të sulmeve të opozitës ditët e fundit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV