Veliaj: Projektet e transformimit të Tiranës në mandatin e tretë të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mandatin e tretë të Partisë Socialiste në pushtet, Tirana do të pësojë një transformim të thellë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpalosur disa prej projekteve kryesore të planifikuara për 4-vjeçarin e ardhshëm, që përkon me mandatin e tretë qeverisës të Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSh, Veliaj tha se falë projekteve strategjike si ai i Piramidës, Teatrit të ri, Bulevardi i Ri dhe përfundimi i Unazës, kryeqyteti jo vetëm do të marrë frymë lirisht nga trafiku, por do të shkojë drejt një orientimi të ri teknologjik.

Ajo që do të bëjmë në mandatin e tretë për Tiranën, së pari, fillojmë javën tjetër investimin e Piramidës që do të vazhdojë për dy-tre vite, një projekt madhor. Loti i tretë i Astirit, pra i kemi hapur të tre frontet. Duam gjithashtu, brenda këtij viti, të fillojmë themelet e Teatrit të ri, që do jetë disa herë më i madh dhe i projektuar që në fillim për teatër, jo një sajesë e papërfunduar që më pas kthehet në një gjysmagjel nostalgjik,” u shpreh Veliaj.

Sa i përket Bulevardit të ri dhe Unazës, kryebashkiaku tha se do t’i japin fund një epoke dhe rezultatet do të kulmojnë brenda 4-5 vitesh.

Në mandatin e tretë të Edi Ramës duam që të gjithë zonën e Bulevardit të Ri ta kthejmë në një lagje ku planifikojmë strehimin e 120 mijë banorëve, pra totali i banorëve që vjen në Tiranë në një 5-vjeçar. Sot që flasim, kemi 3-4 kompani teknologjike qe po transferohen nga Kina dhe Tirana mund të bëjë një kërcim shumë cilësor nga call-center tek data center. Ajo që ne presim është që në mandatin e tretë të Edi Ramës të shpëtojë përfundimisht trafiku në Tiranë me Unazën që tani mbyllet nga Tufina, ku takohet me Rrugën e Arbrit, deri tek sheshi Shqiponja që është segmenti final dhe mos ta marrë njeri më sysh, do e mbyllim për katër vjet,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: Pranverë në liqenin e kryeqytetit të Veriut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha, por dhe Presidentit Ilir Meta të mos bëhen më pengesë për projektet e zhvillimit të kryeqytetit.

“Në rastin e Unazës, kemi humbur tre vite me atë djegien e gomave dhe me bllokimin dhe them që ka ardhur koha të bëjmë një apel vëllazëror, edhe me vëllezërit e motrat që mund të jenë të bindjeve të tjera politike. Në finale, projektet si këndet e lojërave, shkollat, çerdhet, kopshtet, Pazari, Kalaja, liqeni, sheshi i gëzojmë të gjithë dhe do të doja shumë që ky mandat i tretë i Edi Ramës të mos ishte një mandat ku për inat të vjehrrës të fle me mullixhiun, pra për inat të një historie politike dhe të një përçarje që është mbjellë kaq vite”, tha Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV