Absurde, BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel.

I pyetur se kur mund të ndodhë takimi i radhës, pasi tash e disa javë nuk ka pasur takime, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë se “puna e të dërguarit të posaçëm (për dialogun) Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë”.

Zëdhënësi i BE-së nuk ka dashur të komentojë as takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin u diskutua rreth dialogut dhe situatës në Kosovë.

Ai nuk u përgjigj as në pyetjen se a ka qenë i ftuar Miroslav Lajçak për të folur në atë takim apo jo.

“Për aranzhime rreth takimeve, për diskutimet, duhet të adresoni pyetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për hollësi. Ne nuk kishin paralajmëruar asgjë dhe nuk mund të komentojmë nga ana jonë” ka thënë ky zëdhënës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kishte rifilluar më 16 korrik dhe ishin zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime të reja. Një prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Lexo edhe :  Diplomati amerikan në Kosovë, në fokus dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Për të përgatitur takime të reja, në Kosovë dhe Serbi para një jave ka qëndruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog dhe çështje tjera të rajonit, Miroslav Lajçak.

Por deklarata e tij se mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës kishte shkaktuar shumë reagime në Kosovë./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Transfertat kombëtare në euro/ BSH: Vitin e kaluar arritën në 5.2 miliarde euro

5.2 miliardë euro është vlera e pagesave të kryera në monedhën europiane gjatë vitit 2024 në ekonominë shqiptare. Banka...

Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit. Duke u ndalur tek vota e diasporës,...

DPA memorandum mirëkuptimimi me simotrën italiane

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën...

Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se numri i mjeteve, kamionave dhe...

112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e...

Lajme të tjera

Web TV