Atentati i dështuar/ Tentuan të vrisnin biznesmenin, pranga 4 personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë ditë pas atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, policia mundi të arrestojë dy personat që e ndoqën për ta vrarë dhe dy bashkëpunëtorë të tyre.

Të gjithë rezultojnë me precedentë kriminalë, ndërsa vetë autorët kishin maska silikoni për të mos u identifikuar. Në banesë u gjetën uniforma policie e kamuflazhi, si dhe armatime.

Nga Elvis Myrta

Pas gati një jave nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, policia e kryeqytetit arriti të zbardhë ngjarjen, duke vënë në pranga 4 personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, e cila, fatmirësisht, përfundoi pa asnjë të lënduar.

Blutë vunë në pranga dy personat që ndoqën biznesmenin me qëllim ekzekutimin e tij, si dhe dy bashkëpunëtorët e tyre. Sipas burimeve zyrtare, dy personat e maskuar që ndjekin nga pas biznesmenin Dhima deri në hyrjen e pallatit të tij, janë Grind Leno, 45 vjeç dhe Albin Hoxha 35 vjeç. Dy atententarët ishin të maskuar.

Ata kishin vënë maska silikoni kur hynë me një armë në dorë për të qëlluar biznesmenin, i cili në momentin e fundit u fut në ashensor, ndërsa autorët u larguan pa rënë në sy, duke dalë nga pallati.

Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, atentatorët hynë me shpejtësi dhe njëri prej tyre nxjerr edhe armën, por fati e shpëtoi biznesmenin që arriti në kohë të merrte ashensorin. Pas kësaj autorët u larguan të ndihmuar edhe nga Mariglen Matohiti dhe Enea Hoxha.

Ishte vetë biznesmeni 51-vjeçar që denoncoi rastin në polici, duke publikuar edhe pamjet e atentatit të mbetur në tentativë. 3 nga autorët janë me precedentë penalë. Grid Leno ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë në Gjermani, Albin Hoxha për plagosje me armë, ndërsa Enea Hoxha i dënuar me 4 vite e 9 muaj për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. 35-vjeçarit Albin Hoxha iu gjet në makinën e përdorur në këtë ngjarje kjo pistoletë, si dhe municione.

Janë sekuestruar veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie, një palë pranga, 6 telefona celularë, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi. Tashmë 4 personat akuzohen për “Vrasje” të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës së policisë”. Hetimet e policisë janë përqendruar tashmë në zbulimin e porositësve të këtij atentati.

Arrestimi dhe akuzat

Arrestimi i 4 personave të dyshuar është bërë gjatë mbrëmjes së 20 tetorit në dy aksione të ndërmarra njëkohësisht në zonën e Bërrylit dhe zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit, në kryeqytet. Ishin efektivët e komisariatit numër.2 në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, pas nisjes së hetimeve që zgjatën gjashtë ditë, bënë të mndur arrestimin e 2 personave që e ndoqën për ta vrarë biznesmenin 51-vjeçar.

Lexo edhe :  Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Të dy të arrestuarit janë persona me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjeve dhe të plagosjeve. Sipas autoriteteve, 45-vjeçari Grid Lena, me banim në Tiranë, rezulton të jetë dënuar me 6 vite burgim për vjedhje me armë në Gjermani. Ndërsa Altin Hoxha, 35 vjeç, është i dënuar për plagosje.

Të dy u arrestuan në saje të operacionit të koduar “Stuhia”. Prangave nuk u shpëtuan as dy bashkëpunëtorët e tyre, Mariglen Matohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, ky i fundit i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Pas kallëzimit të vetë biznesmenit, vëzhgimit të kamerave dhe hetimeve të kryera u zbuluan autorët. Policia gjeti në banesat e katër të dyshuarve një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjetin në pronësi të shtetasit Albin Hoxha, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ata me hapje, një palë pranga, 6 telefona celularë, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi dhe prova të tjera materiale.

Katër personat e arrestuar akuzohen për vrasje të mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë.

Andon Dhima: Falënderoj institucionet ligjzbatuese

Pas zbardhjes së atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në këtë ngjarje, të ndodhur rreth një javë më parë, biznesmeni 51-vjeçar, nëpërmjet një statusi në facebook, u ka shprehur mirënjohjen autoritetetve, të cilat bënë të mundur kapjen e autorëve. “Të dashur miq, sot në mëngjes nga edicionet e lajmeve mësova kapjen e 4 personave të dyshuar si autorë të atentatit të dështuar ndaj meje.

Përshëndes Policinë e Shtetit për veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, në mënyrë të veçantë efektivët e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e çështjes”, shkroi biznesmeni. Më tej ai inkurajon policinë dhe prokurorinë të mos ndalen, deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Inkurajoj institucionet ligjzbatuese t’u shkojnë deri në fund tentalulave të krimit dhe të mos ndalen përpara asnjë presioni apo shantazhi të drejtuesve të caktuar mediatikë të lidhur me krimin”, tha Dhima.

Ndër të tjera ai ka shtuar se u qëndron deri në fund deklaratave që ka dhënë publikisht. “Një falënderim për mediat që besuan të vërtetën dhe ata që e fshehën atë, duke gjetur edhe alibi, se atentatet të dështuar nuk kishte. Unë u qëndroj të gjitha deklarimeve të mëparshme në lidhje me këtë ngjarje, dhe pres zbardhjen e plotë, si dhe zbulimin e urdhëruesit”, e mbyll statusin në rrjetin social facebook, binesmeni 51-vjeçar.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV