Erblira Bici, një kalvar përmes parketit dhe karantinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky supozohej të ishte viti që premtonte më shumë për Erblira Bicin, e cila duhej të shijonte sezonin e 3-të në nivelin më të lartë të volejbollit italian të femrave, që njihet si Seria A1.

Pas dy sezoneveve të para të jashtëzakonshme në këtë nivel me Novarën, ku ajo shkroi emrin e saj në histori, teksa u bë e para shqiptare që fiton titullin e “kampiones së Evropës” me klubet, kapitenia e Kombëtares kuqezi, vijoi të provonte fatin me Busto Arsizion, skuadrën që, përtej ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona, e mbylli sezonin e cunguar në vendin e dytë të renditjes dhe siguroi edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin që sapo ka nisur.

Por këtu nisi edhe kalvari i karantinave për diagonalisten e talentuar shqiptare. Me intensifikimin e masave shtrënguese në Itali, teksa Era ishte në një nga rajonet më të goditura nga epidemia, ajo u detyrua të kalonte javë të tëra e mbyllur në shtëpi, e vetme dhe larg familjes. “Ishte një përvojë e lodhshme dhe e dhimbshme, – kujton sportistja 1 m e 86 cm e lartë, duke folur posaçërisht për gazetën “Fjala”. – Skuadra na dërgonte programe stërvitore në kushtet e shtëpisë, por sa mund të stërvitesh në shtëpi. Për më tepër, krejt e vetme, me familjen në Shqipëri dhe me mbylljen e kufinjve, gjithçka po kthehej në një makth.

Kështu, ajo vendosi dhe, me gysmëmundësinë e parë që iu paraqit, erdhi në Shqipëri, por jo pa kosto. Në bazë të protokollit të atëhershëm, shqiptarëve që vinin nga Italia i duhej t’i nënshtroheshin karantinës dyjavore në mjediset e Kovalishencës në Durrës. Dhe Bici kaloi kështu nga një karantinë, në një tjetër karantinë. “Nuk ishin dy javë të lehta, ashtu sikundër besoj se nuk kanë qenë të lehta për asnjë shqiptar, – kujton ajo. – Megjithatë, ndryshe nga izolimi pa fund dhe pa afat në Itali, këtu e dija të paktën që bëhej fjalë për vetëm dy javë, për më tepër, në përfundim të të cilave, pata mundësinë të shkoja më në fund, pranë familjes sime.”

Lexo edhe :  David Beckham u bën thirrje publike djemve të tij që të bëhen gati për të mbrojtur motrën

Muajt që vijuan ishin pak a shumë çlodhëse për volejbollisten 25-vjeçare, e cila arriti të bënte edhe pushimet me familjen dhe të fejuarin e saj, ndërsa gjeti edhe një skuadër të re, atë të Kuneos, e cila i ofroi një mundësi për të luajtur më shumë dhe kushte edhe më të mira. Por nuk qe e thënë të merrte fund ky vit i tersët, jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët, pasi, pak ditë para nisjes për në Itali, Bici pëson një fakturë në dorë. E bashkë me frakturën, erdhi një tjetër karantinë pas kthimit në Itali, një karantinë sidoqoftë, më e shkurtër, por e shoqëruar nga procesi i riaftësimit pas dëmtimit në dorë.

Dhe, bashkë me riaftësimin erdhi edhe nisja e sezonit të ri të Serisë A1 të volejbollit të vajzave në Apenine, aty ku Era u aktivizua në dy ndeshjet e fundit, duke shënuar edhe 6 pikë për secilën ndeshje, ku duhet thënë se, si masë mbrojtëse, ajo luajti pak, por dha sidoqoftë ndihmesën e saj në 3 fitoret e arritura në 4 ndeshjet e para të këtij sezoni. Por atëherë kur po dukej se më në fund 2020-ta po i jepte lamtumirën, virusi korona goditi prapë. Janë plot 10 lojtare, nga 13 gjithsej që ka skuadra e saj, që janë prekur nga virusi “Covid-19”, ashtu sikundër është prekur një pjesë e stafit teknik dhe stafit administrativ të Kuneos.

Për fat të mirë, isha një nga 3 lojtaret që kanë rezultuar negative, por e gjej veten sërish të karantinuar në shtëpi, – rrëfen ajo për gazetën “Fjala”. – Megjithatë tanimë kam edhe të fejuarin këtu dhe të paktën e di që sapo e gjithë skuadra të rezultojë negative, do t’i kthehemi parketit për stërvitje dhe për lojë. Duke shpresuar që, mbase, mbase, i kthehemi edhe normalitetit në jetë dhe në sport.” 2020-ta ka qenë një vit i vështirë për të, por, sikundër ka ndodhur përgjatë gjithë jetës së saj, Erblira Bici është ngritur mbi gjithçka, për t’i dhënë goditjen fitimtare çdo sfide dhe për ta fituar edhe këtë betejë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit...

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

Lajme të tjera

Web TV