Helmimi i Navalny/ Putin: Ja çfarë do kishim bërë nëse do të donim që ai të vdiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai personalisht ka intervenuar, në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të mund të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor noviçok në muajin gusht.

Duke folur në një paraqitje televizive më 22 tetor, Putin po ashtu tha se nëse autoritetet ruse do kishin dashur që Navalny të vdiste, atëherë Moska nuk do ta lejonte që ai të fluturonte drejt Berlinit, ku 44-vjeçari po kurohet pasi helmimi për pak sa nuk i mori jetën.

Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe një aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë. Autoritetet ruse gjithashtu po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit dhe kanë kritikuar liderët perëndimorë se po kryejnë një fushatë të dezinformimit mbi sëmundjen e Navalnyt.

Putin tha se ka kërkuar nga prokurorët rusë që të autorizojnë largimin nga vendi të Navalnyt, pasi gruaja e këtij të fundit kishte bërë një kërkesë të tillë.

“Ka pasur kufizime të udhëtimit ndaj tij, që lidhen me hetime për një rast kriminal” ndaj Navalnyt, tha Putin, duke shtuar “por, pavarësisht kësaj, i kërkova Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që të lejojë që ai të largohet”.

Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri një aterrim urgjent në qytetin siberian Omsk, ku Navalny u hospitalizua, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani. Ai u lirua nga një spital në Berlin më 22 shtator, pasi kishte qëndruar për trajtim për 32 ditë.
Bashkimi Evropian dhe Britania kanë sanksionuar gjashtë zyrtarë rusë, që besohet se janë përgjegjës për tentim-vrasjen e Navalnyt. Sipas Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, në Navalnyn janë gjetur gjurmë të agjentit nervor noviçok./ REL

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës sot

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Gjatë mesditës dhe...

Kursi i këmbimit, 1 prill 2023/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 lekë dhe shitet me 105 lekë. Euro blihet me 112.9 lekë dhe shitet 113.6 lekë. Paundi...

1 Prill 1948 – Gjermania Lindore/ Sovjetikët ndalojnë qarkullimin e trenave ushtarakë

Trupat sovjetike, ndalojnë kalimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në zonën e tyre të pushtimit në Gjermani, duke kërkuar nga aleatët e luftës...

5 kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini për festën e 1 prillit

Nga truket e Google deri tek ato të yjeve të rock-ut, duke kaluar nëpër shakatë e BBC-së: pesë kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini...

Pse ndodhin gënjeshtrat dhe shakatë në 1 Prill?

1 Prilli, i cili bie pas ekuinoksit pranveror, shënoi fillimin e vitit bujqësor: ishte një datë festive e festuar edhe me batuta. Por tradita...

Lajme të tjera

Web TV