Peshëngritja shqiptare: Bordi Ekzekutiv i IWF-së të japë dorëheqjen, të thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Shqipëria i është bashkuar korit në rritje të vendeve që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të gjendjes së nderë të krijuar në gjirin e peshëngritjes botërore, ku dy rryma po përplasen me njëra-tjetrën, duke përvijuar edhe kampet përkatëse.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, të afishuar në profilin e vet në rrjetin social “Facebook” nga Presidenti Theodhori Masllavica Federata Shqiptare e Peshëngritjes (FSHP) bën të të ditur ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e vrullshme, por aspak premtuese në gjirin e Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), teksa brenda pak ditëve është ndërruar 3 herë mbajtësi i postit të Presidentit të përkohshëm, ndërsa 3 anëtarë të rëndësishëm të Bordit Ekzekutiv kanë dhënë në mënyrë të bujshme dorëheqjen.

“Për më tepër, të gjitha këto zhvillime, kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen e peshëngritjes si sport olimpik në Lojërat e 2024-ës në Paris, ndërsa sporti ynë i dashur rrezikon më së afërmi, të pësojë fatin e boksit, turneun olimpik të të cilit në Olimpiadën e Tokios do ta organizojë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe jo Federata përkatëse (AIBA), e diskretituar ndërkombëtarisht, – vijon deklarata e organizmit që qeveris shtangën në vend.

– Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Peshëngritjes, duke qenë një nga federatat që, përtej përfaqësimit të një vendi të vogël, ka shijuar sukses të madh në arenën ndërkombëtare, u bashkohet organizatave simotra për të kërkuar dorëheqjen e Bordit Ekzekutiv të IWF-së dhe mbajtjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, nga i cili do të dalin organe të reja drejtuese.”

Në mbyllje, Federata Shqiptare e Peshëngritjes (FSHP) shpreh mbështetjen për frymën e re që synon ta çojë peshëngritjen ndërkombëtare drejt një epoke të re të një sporti të pastër dhe të shëndetshëm përkundër përpjekjeve të elementëve regresivë, që duan ta mbajnë këtë sport historik në llumin e dopingut dhe të administrimit nepotik të këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit. “FSHP konstaton se e njëjta frymë regresive, nga elementë që nuk kanë bërë tjetër veçse e kanë njollosur sportin më të suksesshëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, po kërkon të ngrejë kokë edhe mjedisin e shtangës tonë”, – thuhet në deklaratën në fjalë.

Lexo edhe :  Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

“Por Federata Shqiptare e Peshëngritjes i garanton opinionit publik se mbetet e përkushtuar, sikundër ka bërë gjatë dy viteve të fundit, për një sport të pastër dhe pa doping, – përfundon deklarata e organizmit që qeveris sportin në të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. Duket se deklarata i referohet përpjekjeve për rikthimit të ish-presidentit të diskretituar të FSHP-së, Ele Gjoza, i cili dha dorëheqjen në janar të vitit 2018, pas plot 12 rasteve të bujshme të sportistëve shqiptarë që rezultuan pozitivë për përdorim substancash të ndaluara në vetëm 6 vite drejtim të Federatës nga ana e tij.

la.mi/Fjalaa.al

Të fundit

Lufta e UÇK-së/ Topalli: E kaluara e Bashës është e dyshimtë

Jozefina Topalli u pyet në emisionin “Quo Vadis” për Lulzim Bashën lidhur me akuzat mbi hetimet për luftën e...

Rama publikon videon: Ish-luftëtarja e UÇK që braktisi ëndrrat dhe iu bashkua vëllait në luftën për liri

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sjellë, historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tregon se i është...

Anketa/ Serbët duan luftë me Kosovën, 47% e tyre të gatshëm të marrin pjesë

52 % e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur, ndërsa 47...

“Boll me mashtrime”/ Skënder Brataj i përgjigjet Bashës: Nuk e luan topi që…

Mjeku Skënder Brataj ka hedhur poshtë këto akuzat e Lulzim Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid19, duke thënë se opozita nuk...

4 dhjetori, “dita e gjykimit” për Joakim Lëvin, Federata Gjermane thërret në apel trajnerin

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) shpall kalendarin e vlerësimit të punës së trajnerit me përfaqësuesen. DFB-ja ka njoftuar të hënën se ka nisur analiza e...

Lajme të tjera

Web TV