Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia do të bëhen prindër për herë të parë.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit dhe mësohet se çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze.
Bëhet me dije se Elia ka sjellë në jetë një vajzë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Geraldina, nga nëna e Lekës.
Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe mesa duket ky moment është më i rëndësishmi në jetën e çiftit.
Kujtojmë se Elia dhe Princ Leka janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.
Tashmë 4 vite më pas, duket se familja e tyre u zgjerua dhe për ta, njerëzit e afërt dhe ndjekësit e tyre nuk mund të ketë lajm më të bukur./Bl.Ba/Fjala.al