Veliaj i përgjigjet Kryemadhit: Kriminale tu thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj komentoi të enjten thirrjet e Kryemadhit në Kombinat që u kërkoi qytetarëve të jetojnë në banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke i quajtur ato kriminale.

Veliaj siguroi banorët e Kombinatit se do të marrin çdo dëmshpërblim deri ditën që do të hyjnë në apartament të ri.

“Kur shihja dje, po politizoheshin edhe shtëpitë në Kombinat. Se si mund të ketë politikanë, ose politikane, që janë aq të papërgjegjshëm sa u thonë njerëzve ju s’keni për të ikur nga shtëpitë tuaja, kur inxhinieri ka firmosur që janë të pabanueshme. Jetojmë në Tiranë, çdo gjë bën vaki, por për sa kohë u shpjegojmë njerëzve që deri ditën që marrin çelësin e apartamentit të ri nuk lëvizin nga lista e bonusit dhe do vazhdojnë të rrinë në një shtëpi me qira të padëmtuar.

Sigurisht, kur afron fushata, fillon dhe dalldia kolektive e politikanëve që sa kishin gjë në dorë s’bënë dot, ama kur vjen fushata mundohen të provokojnë në çdo sentiment njerëzor. Me njerëzit duhet të flasësh me qetësi. Bonusi i qirasë vazhdon derisa të marrësh apartamentin e ri, por mos e thëntë zoti të inkurajojmë njerëz të rrinë në shtëpi të dëmtuara, të cilat inxhinierët i kanë certifikuar si shtëpi jashtë përdorimit. T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, që unë të kap dy titra nëpër lajmet e ditës, është komplet e papërgjegjshme”, u shpreh Veliaj.

Kujtojmë se të mërkurën Kryemadhi bëri një takim në kombinat ku u zotua para banorëve se nuk do lejojë që tu tjetërsohet prona.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV