Veliaj: PD funksionon me eleminime si “Big Brother”, filozofia jonë është ajo e bashkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh të enjtën se PD funksionon me eleminime si “Big Brother” ndërsa u shpreh se filozofia e socialistëve është ajo e bashkimit.

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, kryebashkiaku theksoi se në Partinë Socialiste shihet kush punon, kush lufton e kush përpiqet.

“Ne jemi me parimin: ‘Edhe një’. Edhe një që shtohet, edhe një që anëtarësohet, edhe një që bashkohet me ne. Ndërkohë, pala tjetër është minus një, ai Big Brotheri që bëjnë, kë do eliminojmë sot. Nuk shtohen familjet me eliminim. Një nga ju do jetë kryetari ose kryetarja e ardhshme e bashkisë, deputeti, ose ministri i ardhshëm. Në këtë parti, ne shohim kush punon, kush lufton, kush përpiqet, kush organizon,” tha ai.

Veliaj tha se një rikthim i tretë i Sali Berishës në pushtet do të ishte shkatërrues.

“Këtu diskutimi nuk është mandati i tretë i Tiranës, por si guxon të mendojë një rikthim të tretë Sali Berisha, që është pikërisht produkt i këtyre politikave përçarëse. Kujtoni sa nëna janë veshur me të zeza, sa shqiptarë janë përçarë me njëri-tjetrin. Fut përçarjen veri-jug, qytet-fshat, të ardhur-vendali. Ndërkohë, partia jonë, jo vetëm ka rimëkëmbur vendin, por ka shëruar shoqërinë sa herë ka pasur mundësi të punojë dhe të drejtojë e ta bëjë këtë me dashuri,” tha ai.

Kryebashkiaku iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të mos e marrin seriozisht kryetaren e LSI-së, e cila një ditë më pare, iu tha qytetarëve të prekur nga tërmeti në Kombinat të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara dhe të mos shpenzojnë bonusin që Bashkia jep për të jetuar në shtëpi me qera, deri në përfundimin e procesit të rindërtimit.

Lexo edhe :  Modeli ‘më i pashëm’ në Itali lë karrierën për t’u bërë prift

“Po shihja kryetaren e LSI-së dhe m’u dhimbs, sepse ndonjëherë është si lapsus frojdjan, sepse të flet gjuha ato që realisht mendon. Iu thoshte qytetarëve në Kombinat, “mos dilni nga shtëpia”! Si të mos dalin nga shtëpia? Nëse inxhinieri thotë se ky pallat është për shembje, nëse është testuar tulla, betoni, themeli, llaçi, janë provuar krisjet, dëmet që ka pallati! Si mund të jesh kaq e papërgjegjshme dhe t’iu thuash njerëzve rrini në shtëpi! Si mund të bësh politikë me jetën e njerëzve?! Pastaj u thoshte, “merrni bonusin e qirasë, por mos dilni nga shtëpia”! Praktikisht u tha vidhni shtetin, vidhni taksapaguesin. Si mund të marrësh bonusin e qirasë, ta fusësh në xhep dhe të dëgjosh një politikane që thotë: rrini këtu, rrezikoni jetën?!”, deklaroi Veliaj.

Këto deklarata ai i bëri pas vizitës të Kryemadhit ditën e djeshme në në kombinat ku u zotua para banorëve se nuk do lejojë që tu tjetërsohet prona.

 

Të fundit

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season,...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i shkon në ndihmë turistit gjerman

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën,...

Tentativa për grabitje në fshatin Prush/ Autorët përleshën me efektivin

Tre personat e armatosur të cilët tentuan të vidhin me armë banesën e Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës, patën përplasje me policinë,...

Lajme të tjera

Web TV