Brataj: Maska është e nevojshme, por ja cili lloj nuk duhet përdorur

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u ka bërë apel qytetarëve ditën e sotme të përdorin maskën sepse ajo është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se maskat me valvul nuk duhen përdorur . Sipas tij, maska filtron vetëm ajrin në hyrje dhe jo në dalje. Nëse një person është i infektuar, maska me valvul nuk e ndalon që të infektojë dikë tjetër.

“Ne kemi patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje”, tha Brataj.

Ai thotë se situata aktualisht nën kontroll, pasi pavarësisht nga rritja e të infektuarve, numri i viktimave është njësoj. Kjo tregon që njerëzit kanë gjetur mënyrën për të përballuar deri në njëfarë niveli, koronavirusin.

“Puna shkencore po vijon. Sot ne kemi numrat 3 fish të mars-prillit të të infektuarve por viktimat janë njësoj. Nuk është fakti i zhdukjes së këtij virusi por kontrolli i saj përmes terapive intensive. Dhe në vendet e tjera, numri i të vdekurve dhe atyre në gjendje të rëndë nuk është njësoj me numrin e të infektuarve. Nuk ka ende një terapi, antiviral anticovid. Janë antiviralët që janë përdorur nga të gjithë. Remdisivir u përdor në fillim tek Ebola në Afrikë. Remdesivir nuk tregoi ndonjë superioritet nga antiviralët e tjerë. Vaksina mendoj se do të jetë e gatshme në fillim të vitit tjetër”, thekson Brataj.

Lexo edhe :  Hiqej si administratore banke dhe zhvati 16 milionë lekë/ Arrestohet 36-vjeçarja në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i saj

Kujtojmë që ditën e premte në vendin tonë u shënua rekord me 4 viktima dhe 306 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Gjendet i pajetë në shtëpi i moshuari në Durrës, para disa vitesh i ekzekutuan të birin biznesmen

Një i moshuar u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se...

Shifra të larta infektimesh me Covid-19, humbin jetën 13 persona në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë: 822 të vaksinuar, 4013 testime, 796 të shëruar, 1184 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit. Ministria...

“Më vjen keq që nuk të besova ty”/ Shqipja dhe Ana 1 rikthehen sonte në “Për’Puthen”

Një ndër emrat më të komentuar të programit “Për’puthen”, është padyshim ai i Shqipe Hysenaj-t. Kjo e fundit u rikthye javën e kaluar si...

Personi më i “modifikuar në botë”/ 30-vjeçari harxhoi mbi 20 mijë dollarë për t’u dukur si dragua

Një artist cirku, i cili numrat e preferuar i ka me flakë, ka shpenzuar më shumë se 20 mijë dollarë për t’i ngjasuar një...

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën shtatë persona

Shtatë persona kanë ndërruar jetë pasi një aeroplan ushtarak nigerian u rrëzua teksa po i afrohej pistës në kryeqytetin Abuja mëngjesin e së dielës. Dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV