Duka rrëfen takimin me kryeministrin: Fitoi futbolli

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Bojkoti i Ligës duket në hapat e fundit. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, zbuloi se ka pasur një takim me kryeministrit Rama ku kanë diskutuar për ngërçin që është krijuar dhe mundësinë për të plotësuar kërkesat e Ligës në mënyrë që ti japin fund bojkotit.

Në deklaratën e tij për mediat, Duka theksoi se kryeministri i ka premtuar se do të marrë në konsideratë çështjet që Liga dhe FSHF kanë ngritur.

“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni mos të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë.

Tym i bardhë për nisjen e futbollit? Shiko, futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërprerja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës”, u shpreh ai.

Më tej Duka theksoi se në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet.

“Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Futbolli? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli.

Pretendimet? S’është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë.

Afat nga kryeministri? Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se ai vetë do të japë ndonjë prononcim vetë. Kush s’është i lumtur kur fillon futbolli, gjithë jemi të lumtur”, tha Duka./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Covid/ Rusia fillon vaksinimin nga Moska, 70 qendra që ndihmojnë procesin

Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, me klinikat në Moskë të cilat kanë prioritet ata që...

Kapen 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball” në Itali, pranga 3 shqiptarëve

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme 275 kg drogë prej të cilave 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë. Sipas raportimeve nga media italiane,...

COVID-19/ Turqia në izolim gjatë fundjavës

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditët fundit. Masa e izolimit...

Ky shtet nxjerr në ankand 170 elefantë të egër për shkak të thatësirës

Namibia ka nxjerrë në shitje 170 elefantë të egër "me vlerë të lartë" për shkak të thatësirës dhe një rritje të vrullshme në numrin...

Rama: S’do lemë gur pa lëvizur që vaksina e Covid të jetë në Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me prodhuesit e vaksinës Anti-Covid. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV