Gjergj Fishta, gjeniu i letërsisë shqipe që kandidoi për “Nobel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

149 vjet nga lindja e poetit kombëtar, që i dhuroi letërsisë shqipe kryeveprën e tij epike, “Lahuta e malcís”

Në 23 tetor të vitit 1871 u lind atë Gjergj Fishta. Ai do të identifikohej me veprën e tij, si identiteti i ndërgjegjes shqiptare…

…Në një portret kushtuar tij, në një faqe të Radio Vatikanit shkruhet: “Njeri i jashtëzakonshëm. Më i madhi edukator i popullit. Njëlloj si gjithë tjerët. E, megjithatë, mbi gjithë të tjerët. Me një fuqi misterioze, që për të ishte e zakonshme, ndërsa për të tjerët, mrekulli. Atë Gjergj Fishta ishte ai, që e ngriti flamurin e gjuhës e të kombësisë jo mbi bedenat e kështjellave, por mbi fortesat e mendimeve e të ndjenjave shqiptare”.

Gjergj Fishta ishte nga ata intelektualë që pas dekadës së dytë të shek. XX iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar, poet, dramaturg e prozator, por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet. Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”.

“Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randësishme asht që ai të njihet prej saj”, do ta vlerësonte Zef Valentini.

Jetëshkrim i shkurtër

Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.

At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë­mërgua në Itali në vitin 1925 -1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” më 1913 dhe gazetës “Posta e Shypnisë” në vitet 1916­1917. At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi.

Vepra artistike

Ndonëse Gjergj Fishta është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve letrare, emri i tij është i lidhur në kryesisht me kryeveprën e tij epike, “Lahuta e malcís”.

Vepra e Fishtës në letërsinë e në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku punoi dyzet vite, deri në ditët e vdekjes, krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Arrin të botojë këngët e para të “Lahuta e Malëcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”.

Lexo edhe :  Për herë të parë në Shqipëri, pikturat e Van Gogh në ekspozitën digjitale të Korçës

Me “Lahutën e Malcís”, sa ishte gjallë u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, duke ndërtuar eposin shqiptar të shekullit 20. Me veprat satirike “Anzat e Parnasit” e “Gomari i Babatasit” u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqipe. Dy librat e lirikave “Mrizi i Zanavet” e “Vallja e Parrizit” shqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta e dhembja për të kurorëzuar tematikën e vet në formulën e përsëritur “Atme e Fé”.

Pasvdekja e poetit

Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër, më 30 dhjetor 1940, në spitalin civil të qytetit, ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë, në kishën françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga prof. Aleksandër Xhuvani.

Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste. Ashtu si me Skiroin, Konicën me autorë të tjerë të rinj, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall “armik i popullit”. I mohuar e i përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë­më­gojë.

Në valën e Revolucionit Kulturor, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës, me urdhër të strukturave të shtetit komunist, zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit. Sipas një dëshmie, eshtrat e tij me të sivëllezërve të tjerë u hodhën pas tri ditëve në lumin Drin.

Titujt e nderit

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. I dekoruar për shërbime paqe me dekoratën “Mearif” të klasit II.

Më 28 janar 1912, Klubi “Gjuha Shqype” në pallatin ipeshkvnor në praninë e Imzot Serreqit, përmes kryetarit të saj, Ndoc Çobës, i cili më këtë rast mbajti edhe një ligjëratë mbi veprimtarinë e tij, i dhuroi Fishtës një kurorë argjendi për merita në krijimtarinë letrare dhe po këtë vit ai dekorohet dhe nga Mbretëria Austro-Hungareze me medaljen “Ritterkreuz” më1912, për kontributin kulturor në Shqipëri, qyteti i Beratit i dërgoi një pendë ari më1913, Piu XI Medaglia di Benemerenza më1925, Urdhri françeskan e dekoroi “Lector Jubilatus” më 1929, Greqia me dekoratën Phoenix më 1931; qeveria italiane e bëri “Accademico d’Italia” më 1939.

Me rastin e 130-vjetorit të lindjes së tij, Këshilli i Bashkisë se Lezhës e bëri “Qytetar Nderi”. Ndërsa më 28 nëntor 2002 presidenti Alfred Moisiu i akordoi titullin e lartë “Nderi i Kombit” për merita të shquara në shërbim të kombit shqiptar.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

Lajme të tjera

Web TV