Konfirmohen 306 raste të reja dhe 4 viktima në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

306 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 pas testimit të 1412 qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije në raportin ditor se 4 pacientë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin. Lajmi i mirë është se 71 persona kanë arritur të shërohen plotësisht nga Covid-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjekubi njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Lexo edhe :  U gjet i pajetë në tregun e Milotit, identifikohet viktima

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

Re.Gu/Fjala.al


Të fundit

Përplasje mes bandash në rrugë, goditje me shkopa bejsbolli e dhunë barbare

Dy banda janë përplasur mes tyre në Liverpool të Britanisë së Madhe. Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet, se...

U ekzekutua në mënyrë mafioze në Vlorë/ Gazetari zbulon: Bledar Birçaj ka qenë edhe drejtor banke, u pushua se…

Biznesmeni Bledar Birçaj u vra në Vlorë dy ditë më parë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar. Viktima po udhëtonte me makinën...

Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje të...

Burri humbi unazën e martesës, e gjen 5 muaj më vonë të ngecur në trupin e një peshku

Një zhytëse arriti të gjente një unazë martese me vlerë një mijë dollarë në trupin e një peshku, të cilën pronari i unazës e...

Fiter Bajrami, Ambasadat e SHBA dhe BE: Urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve!

Ambasada e SHBA në Tiranë uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit. Ambasada shkruan në një mesazh në “Facebook” se kjo festë...

Lajme të tjera

Web TV