“Nuk mbanin maskë”, policia vendos 844 gjoba dhe 12 shoqërime në rajon

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 844 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit për mosmbajtje të maskës në ambientet e jashtme.

Përmes një njoftimi për mediat, policia thekson se gjatë kontrolleve të ndryshme në disa ambiente në të gjithë vendin, janë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Po nga e njëjta deklaratë, mësohet se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

“Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, njofton policia.

Masa me gjobë, u vendos qysh nga 15 tetori 2020, për ata që nuk mbajnë maskë në ambientet publike./Re.D/Fjala.al

Të fundit

I prekur nga Covid-19, ndërron jetë mjeku i njohur infeksionist

Petro Shamo, mjek i njohur infeksionist është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Mësohet se mjeku Shamo prej ditësh...

Edi Rama sqaron deklaratën për vaksinimin e personaliteteve: E fkam jalën për ata që i kanë dhënë shumë Shqipërisë 

Kryeministri Edi Rama sqaron deklaratën e bërë pak ditë më parë, për vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç. Sipas Ramës, për personat mbi...

Të shkosh me pushime dhe të të kafshohet gruaja nga ariu… madje brenda tualetit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Alaskë, ku një grua është kafshuar nga ariu teksa kishte shkuar në tualet. Gruaja Shannon Stevens tha se...

‘Je shumë e bukur për punën që bën’, shoferja e autobusit: Pavarësisht paragjykimeve e kam pasion!

E reja britanike realizojë ëndrrën e saj 3 vite më parë kur ajo u bë një shofere autobusi në Londër. Jodie Leigh Fox, 24 vjeç...

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, vaksinonte miqtë e tij jashtë radhe

Presidenti i Argjentinës ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Gonzalez Garcia, transmetojnë mediat e huaja. Bëhet me dije se kërkesa e Presidentit erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV