Profil/Kush është drejtoresha e BKH-së

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Aida Hajnaj, 51 vjeç e ka nisur karrierën e saj rreth tri dekada më parë. Përveç CV-së me një karrierë të gjatë si efektiv policie, Hajnaj u përzgjodh si drejtuese e BKH-së edhe për shkak të formimit të saj si juriste, profil i cili mund të sjellë lehtësira dhe partneritet të ndërsjellë mes dy institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH-së.

Drejtoresha e parë e “FBI-së shqiptare”, është lindur dhe rritur në Pogradec. Ajo është diplomuar si juriste në të drejtën civile me rezultate të larta. Karriera e saj nisi si hetuese në hetuesinë e Fierit, detyrë të cilën e ka ushtruar nga viti 1991 deri në vitin 1992. Ndërsa deri në janar të vitit të mbrapshtë ‘97 ajo shërbeu si oficere e policisë gjyqësore në komisariatin e Fierit.

Gjatë këtyre viteve Hajnaj ka bashkëpunuar me prokurorinë për hetimin e disa ngjarjeve në qarkun e Fierit. Më tej ish-zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit nga viti 1998 deri në 2004 punoi si juriste pranë Këshillit të Ministrave dhe pranë departamentit juridik të Ministrisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe ajo shërbeu edhe si lektore në Fakultetin e Drejtësisë.

Më pas 51-vjeçarja u ngrit në detyrë, duke drejtuar disa sektorë të rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Nga viti 2004 deri në vitin 2013, Hajnaj ka punuar në përpunimin e të dhënave në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve. Në atë kohë shumë dëshmitarë të drejtësisë, si ata kundër bandës së Aldo Bares dhe kundër Lulzim Berishës, së bashku me të afërmit e tyre, u mbrojtën nga kjo drejtori.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, 51-vjeçarja, e cila për 5 vitet e ardhshme do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, u emërua në detyrën e shefes së sektorit të hetimit për pastrimin e parave. Më pas ajo u bë drejtoreshë e departamentit të kufirit dhe migracionit.

Lexo edhe :  Instituti i Vjenës përkeqëson parashikimin për ekonominë e Shqipërisë

Në janar të vitit 2019, Aida Hajnaj u emërua zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e mbajti deri kur u zgjodh drejtuese e BKH-së. Për sa i përket fushës akademike, Hajnaj ishte mes hartuesve që përpiluan korpusin ligjor dhe mekanizmat për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë.

Më 30 korrik, pas tetë muaj verifikimesh, Aida Hajnaj u emërua unanimisht nga KLP-ja si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për Hajnajn, anëtarët e KLP-së votuan me 9 vota pro. Ajo u propozua nga SPAK-u, pasi 3 rivalët e saj ishin skualifikuar.

Në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ishte e vetmja femër. Nga verifikimet e SPAK-ut, ajo doli e pastër në të tria kriteret, dhe për 5 vitet e ardhshme ajo do të jetë njeriu që do të luftojë korrupsionin e niveleve të larta dhe njerëzit më të fuqishëm të botës së krimit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Nëse pini një filxhan kafe në ditë, shumica prej jush do të luftojë këtë problem

Një filxhan kafe në ditë është “ilaç”… kështu thonin të vjetërit vite më parë duke ngatërruar kënaqësinë dhe relaksin...

Rama sot konferencë për t’ju përgjigjur Bashës për vdekjet nga Covidi

Kryeministri Edi Rama pritet që ta dalë në deklaratë zyrtare në lidhje me pretendimet e kreut të PD-së për manipulimin e shifrave të vdekjeve...

Ulje të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu, ja si do jetë moti sot

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por në zonat jugore vranësirat do të...

Politika përplaset për numrin e të vdekurve nga Covid, mjekët kundërshtojnë Bashën

Pas denoncimit që kreu i PD-së Lulzim Basha bëri mbi shifrat e vdekjeve nga “Covid-19”, duke pretenduar se numri i pacientëve që kanë humbur...

Kurimi i Covid në Turqi, shqiptarët shpenzuan rreth 19 mln euro! Flasin ekspertët

Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar 565 chartera ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë, duke u...

Lajme të tjera

Web TV