Mbi psikologjinë e ndërtimit të një monografie të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analizë mbi librin “Riza Kishta – emër që nuk harrohet” të studiuesit Meçan Hoxha, botim i 2M, Durrës

Nëse nuk është e jotja, mos e merr!

Nëse nuk është e drejtë, mos e bëj!

Nëse nuk është e vërtetë, mos e thuaj!

Nëse nuk di gjë, rri urtë e mos fol!

Confuci

 Nga Fatmir Minguli

Libri më i ri i studiuesit dhe historianit të mirënjohur Meçan Hoxha “Riza Kishta, emër që nuk harrohet” është monografia e plotë për një nga figurat e spikatura të popullit shqiptar, Riza Kishtës. Kjo monografi për këdo që e lexon do kuptojë se, ajo është një pjesë e rëndësishme e historisë së popullit tonë. Prandaj, konstatimet e vazhdueshme për rishikime të historisë së afërme të popullit shqiptar gjejnë vend pikërisht në këto lloj monografishë, siç është kjo e ndërtuar nga studiuesi Meçan Hoxha.

Botues i këtij libri është shtëpia botuese 2M, ndërsa redaktimi dhe parathënia është bërë nga shkrimtari i njohur durrsak Shpendi Topollaj dhe me konsulentë zotërinjtë Ilmi Isamili dhe Isuf Koçi. Duhet theksuar në këtë paraqitje dhe analiza përmbledhëse e bërë nga nipi i Riza Kishtës, zoti Ilmi Ismaili, në fund të librit. Ndërmarrja e një pune të tillë siç është kjo monografi për figurën e Riza Kishtës, është tejet delikate, sepse një monografi për këtë personalitet që la gjurmë të thella në histori nuk shkruhet aq lehtë. Ja si shkruan nipi i tij Ilmi Ismaili në mbyllje të kësaj monografie: “Sa më shumë rritesha, aq më shumë ndieja diferencimin e diskriminimin e padrejtë nga politika e kohës dhe aq më shumë më rritej respekti e dashuria për njerëzit e mi të shumë vuajtur. Në qendër të atij respekti e asaj dashurie qëndroi gjyshi im, Riza Ismaili, i njohur më së shumti si Riza Kishta. Por këto ndjenja e mendime, qëndronin “top sekret”, sepse po t’i shfaqje, të dëgjonin dhe muret dhe ndëshkimi ishte i pashmangshëm.”

Kjo monografi është e atij lloji që nuk mund të shkruhet nga kushdo. Ky është konstatimi i parë. Por që të shkruash monografi për persona me jetë shumë të komplikuar, jo drejtvizore, përsëri them që nuk shkruhet dot nga kushdo. Ky është konstatimi i dytë.

Nëpërmjet shpjegimit të këtyre dy konstatimeve del më se qartë puna e Meçan Hoxhës, i cili i plotëson më së miri këto mundësi për ndërtimin e kësaj monografie të vështirë. Ajo që më befason është çelsi i gjetur për të strukturuar të dhënat arshivore, kujtimet dhe përqasjet me kahje shkencore, në shtatë kapituj koncizë e shumë të qartë. Meçan Hoxha ka qenë afër të dhënave dhe njohurive për Riza Kishtën, sepse ka jetuar në Gramsh. Fillesa vjen nga interesimi i Meçan Hoxhës, në organizimin nga ana e tij, të një veprimatrie jubilare të Muzeut Historik të Gramshit, për 50-vjetorin e çlirimit të Atdheut, ku u mbajt kumtesa: “Riza Kishta, figurë autoritare dhe kontradiktore në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.”, e mbajtur nga z. Isuf Koçi. Kjo ndodhi në vitin 1994. Meçan Hoxha ishte drejtor i atij muzeu. Treguesi tjetër vjen nga publikimet që Meçan Hoxha ka realizuar në vazhdën e tridhjetë viteve, Ka botuar dhjetë libra me karakter shkencor – historik, ku një hapësirë të madhe zë zona e Gramshit.

Dhe, së treti, është puna me sqimë shkencore dhe konseguente që, ai, realizon në çdo botim të tijën. Janë këta tre tregues që e afrojnë lexuesin drejt faqeve të librit, drejt ngjarjeve, personave dhe gjithçkaje tjetër që është e lidhur me jetën dhe veprën e një njeriu të veçantë që bëri emër në kohën e tij. Këta tregues të punës së studiuesit Meçan Hoxha, kanë ndikuar pozitivisht në kapërcimin me sukses të vështirësive, gjatë trajtimit të monografisë që po diskutojmë. Vetë autori, Meçan Hoxha thotë se, respekti për të vërtetën e ka çuar në sistemin psikologjik të vështrimit relativ të së vërtetës për Riza Kishtën, personaliteti më i përfolur në Gramsh e më gjerë. Po sipas kësaj psikologjie, ai sheh dhe motivin e kontributit që duhet të japin studiuesit në veprat e tyre në favor të unitetit të popullit e për të ecur përpara. Jo më kot, në hyrjen e këtij libri autori shprehet për Riza Kishtën: “Ai ishte demokrat i lindur dhe ashtu mbeti deri sa vdiq”. Ky pëcaktim është dhe thelbi i monografisë, “Riza Kishta, emër që nuk harrohet”. Duke studiuar strukturën e monografisë vëren se studiuesi Meçan Hoxha tregon një kujdes shkencor novator, duke i dhënë monografisë një pamje ndryshe nga monografitë klishe apo matricë. Kam mendimin se kjo monografi është një vazhdim i veprës së tij të fundit “Gramshi në jetën time”, një libër tashmë shumë i njohur dhe plot vlera shkencore. Ndërtimi i shtatë kapitujve aq shumë të veçantë e aq tërheqës bazohet në psikologji. Është një psikologji që “kundërshton” të zakonshem e monografive, është një psikologji ku autori gërsheton realen me dokumentin, ndodhitë me tregimet për figurën e Riza Kishtës. Për më tepër ai i vendos të kundërtat në veprimtarinë e protagonistit në vendin e duhur dhe me ndriçimin e duhur. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, jo se vetë autori është nga Gramshi, por ai është besnik i dy konstatimeve që përmenda në fillim të këtij shkrimi. Duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve në jetën komplekse të Riza Kishtës, ai duket sikur i sfidon rregullat radhitëse të ngjarjeve. Kjo duket që në titujt të cilët jo vetëm që japin të konçentruar përmbajtjen që vjen pas por kanë dhe tharmin e shprehisë letraro – artistike. Ja disa prej titujve:

Lexo edhe :  Java e Pashkëve katolike/ Lezhë, besimtarët e krishterë kanë kremtuar të dielën e Larit

“Riza Kishta braktis Ballin dhe bashkohet me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar” apo “ 18 muaj në besë të miqve”, “Kthimi nga Italia dhe dilemat e Riza Kishtës”.

Me këto trajtime novatore, Meçan Hoxha na tregon me dokumente se Riza Kishta ishte njohës i shkëqyer i psikologjisë, tarditave e zakoneve të zonave të Gramshit. Pa pasur qëllim të analizoj me hollësi këtë monografi, dua të theksoj tri aspekte që, Meçan Hoxha i ka trajtuar psikologjikishtr bukur dhe saktë. Janë marëdhëniet me mbretin Zog, ato me figurën madhore të Mustafa Gjinishit dhe mgjia e komunikimit me njerëzit e thjeshtë. Riza Kishta, sipas kësaj monografie ishte njeri i madh, që dinte të vepronte edhe në kushtet më të vështira. Ai konsultohej me Mustafa Gjinishin dhe zotërinj të tjerë të atij rangu, për dilemat e tij lidhur me punën në xhandarmëri dhe nevojën e bërjes së lojës së dyzuar. Këtu Meçan Hoxha tregohet mjeshtër në thurjen e rrjetave dyzuese që kaloi Riza Kishta, gjithmonë në dobi të popullit të tij. Mënyra se si i ka trajtuar veprimet dyzuese të Riza Kishtës më sjell në mendje figurën e madhe të Dushko Popov, (agjent me origjinë kroate, i arsimuar në Gjermani dhe i mobilizuar nga Nazizmi), që gjatë luftës së dytë botërore bënte lojë të dyfishtë mes gjermanëve dhe anglezëve, në favor të forcave antinaziste. Jo më kot, Jan Fleming, (skenarist filmash në Hollivud), jetën dhe veprën e tij e ka bërë skenarë të filmave: “Xhejms Bond 007”.

Po! Riza Kishta e kishte të nevojshme një libër të tillë monografik. E them me bindje se çdo faqe e librit për të, flet për zgjuarsinë e tij, për elasticitetin e veprimeve të pafund mes dy zjarresh, për një shkallë inteligjence të rafinuar dhe për atdhetari të spikatur. Prandaj, kjo monografi mund të kishte edhe titullin:“Dilemat e Riza Kishtës”, ku do të shfaqeshin pozicionet e shumta të kësaj figure madhore ndaj mbretit, ndaj Italisë Fashiste, ndaj krahut të komunistëve dhe, totalisht, ndaj popullit dhe Adheut. Dhe Meçan Hoxha na sjell në vëmendje figura të ngjashme me Riza Kishtën në pikpamje të elasticitetit inteligjent në poste të dyzuara, si ajo e dëshmorit dhe Heroit, Dino Kalenja dhe e të çuditshmit, Kamber Qafëmolla. Dilemat e Riza Kishtës studiuesi Meçan Hoxha i klasifikon si më poshtë:

-Pse duhej ta pranonte ofertën e Ballit

-Qëndrimi ndaj pushtuesve dhe udhëheqjes së Ballit

-Ç’duhet të bënte me Enver Hoxhën

Kësisoj autori duke përdorur sistemin psikologjik e të bashkërenduar me logjikën inxhinierike na shpjegon thelbin e këtyre dilemave e si rrjedhojë jep portretin e vërtetë të personalitetit Riza Kishta.

Studiuesi Meçan Hoxha me monografinë, “Riza Kishta, emër që nuk harrohet” nuk dha vetëm Riza Kishtën, as vetëm fisin e tij, as vetëm Gramshin, por vendosi një gur të çmuar në themelet e historisë së vërtetë të Shqipërisë. Nëse, dikush nga lexuesit apo studiuesit, do të kërkonin në fund të librit një renditje të bibliografisë, gjë që nuk është vënë, ju them se ajo nuk mungon, por ndodhet nëpër faqet e këtij libri. Edhe këtu ndihet novatorizmi dhe origjinaliteti i hartimit të kësaj monografie, plot me vlera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV