Meta fut në lojë Venecien, kthen Kodin Zgjedhor në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, sikurse pritej, dje ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e Kodit Zgjedhor me argumentin se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor”. Në mënyrë të beftë kreu i shtetit nis drejt Komisionit të Venecies ligjin për interpretim. Çfarë pritet të ndodhë nga zhvillimi i ri? Mazhoranca gati për ta rivotuar kodin pa asnjë ndryshim.

Nga Fernada Cenko

Pritej! Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer ligjin që u miratua në 5 tetor për Kodin Zgjedhor sërish në Parlament. Në dekretin e kreut të shtetit, ky veprim argumentohet me shpjegimin se mazhoranca duhet të reflektojë, duke rishikuar kodin. Kreu i shtetit, ndër të tjera, bëri të ditur se në 21 tetor iu drejtua Komisionit të Venecies për një opinion të specializuar mbi këtë proces. “Si president i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecies) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces.”, thuhet në arsyetimin drejtuar Komisionit të Venecies.

Po ashtu, në këtë dekret thuhet se kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e ‘5 qershorit’. “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur e, mbi të gjitha, parimin e barazisë së votës.”, thuhet në arsyetimin e presidentit. Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan me 97 vota pro, ku përveç deputetëve të pozitës, pro tij votoi dhe opozita në Parlament.

Edhe pse presidenti e ka kthyer ligjin në Parlament, për rishikim dhe votim, kjo nuk përbën problem për Parlamentin që ta kalojë sërish, me votat e sigurta të mazhorancës. Precedentët e mëparshëm kanë treguar se kur numrat janë të sigurt, dekretet e presidentit dhe çdo ligj i kthyer rivotohet edhe pa bërë ndryshime thelbësore. Po edhe sa i takon oponionit të Komisionit të Venecies, Parlamenti nuk është “i detyruar” politikisht që ta presë, pasi ai do të jetë thjesht një opinion, ku do të orientohet, nëse është shkelur apo jo Kushtetuta me ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Në këtë kuadër, Parlamenti pritet ta votojë sërisht Kodin Zgjedhor, pa e pritur Venecien të shprehet. Por nëse Komisioni i Venecies do të mbështesë opozitën dhe Presidentin e vendit për sa i takon paligjshmërisë, për opozitën është një mënyrë për ta përdorur politikisht në fushatën elektorale, që këtë herë ka nisur shumë më herët se zgjedhjet e kaluara. Ajo do të përdorë opinionin e Komisionit të Venecies për të ngritur kauzën e tyre politike. Partia Demokratike dhe partitë e vogla që mbështesin atë, do ta shohin Komisionin e Venecies si një mundësi për ta kthyer konsensusin në Parlament.

Lexo edhe :  Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Megjithëse nuk është dakord me ligjin e ri zgjedhor, presidenti Ilir Meta tha se më datë 25 prill do të shkojë në kutinë e votimit dhe do të hedhë votën e tij si çdo qytetar shqiptar. Por Meta pati dhe një paralajmërim. “Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje, të ndjekë programet e partive, lidhur me situatën e pandemisë, menaxhimin e saj, taksat etj. Dhe, pa dyshim, presidenti ka votë si çdo qytetar dhe do ta hedhë atë në mënyrë të fshehtë më 25 prill. Në rast se do të kemi tentativë për të prishur zgjedhjet, dhe për të vendosur gurë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ai do të jetë me gjithë popullin”, tha Meta.

Gjithashtu, Presidenti u shpreh se ai është në “një gjatësi vale” me gjithë popullin shqiptar që kërkon paqe dhe integrim. “Presidenti është shumë i qetë, sepse është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar dhe gjithë populli, pavarësisht preferencave politike apo partiake, kërkon t’i jepet fund kësaj krize artificiale dhe kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të të gjitha institucioneve. Populli kërkon paqe, qetësi, integrim evropian dhe këto nuk mund të arrihen pa pasur një reflektim nga Parlamenti aktual”, shtoi ai.

Vetë Meta ka pritur limitin që ia përcakton Kushtetuta, për t’u shprehur për Kodin Zgjedhor, ndonëse që në fillim kishte paralajmëruar se do ta rikthente ligjin në Parlament për rishikim. Thelbi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat anatemohen nga kreu i shtetit dhe opozita, mbetet çështja e moslejimit të koalicioneve politike parazgjedhore dhe hapja e listave të deputetëve. Meta dhe opozita jashtëparlamentare në këto dy pika thelbësore kanë qenë në të njëjtën linjë.

Nga ana tjetër, mazhoranca i argumentoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë si e drejtë më se legjitime dhe morale e Parlamentit. Gjithashtu, fakti që siguruan 97 vota, përfshirë edhe ato të opozitës parlamentare, për mazhorancën është një tregues që nënkupton se Kodi Zgjedhor, edhe pse tashmë zyrtarisht është kthyer nga kreu i shtetit, do të rivotohet për të hyrë automatikisht në fuqi./Bl.Ba/Fjala.al

Braho: Ndryshimet kushtetutese nuk do të thotë a priori ndalim i koalicioneve parazgjedhore

Të fundit

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

“Bën kot sikur qan”, Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës

Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si...

Analiza/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

Mbrëmjen e së shtunës Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit, si hakmarrje për sulmine dyshuar izraelit ndaj ambadasës iraniane në...

Krim i rëndë në familje/ Bashkëshorti vret gruan në banesë, zbardhen detajet tronditëse

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të...

Lajme të tjera

Web TV