Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjet ka njoftuar se këtë fundjavë në Divjakë do të vlerësohen deputetët dhe qeveria.
Braçe i bën ftesë çdo socialisti që të vlerësojë punën e çdo deputeti dhe anëtari të qeverisë pa kursyer kërkënd.
#Në punë. Ne #Partia Socialiste. Janë ditët për të vlerësuar deputetët dhe qeverinë! Çdo socialist duhet ta bëj tani; Ne në #Divjakë do vlerësojmë këtë fundjavë.
Kujtdo që i ka mbërritur me zarf në shtëpi username e pasword, duhet të hyje në platformë dhe, në dy tabelat që do i shfaqen, njëra me deputetët e qarkut dhe tjetra me qeverinë. Të vlerësojë në sistem deputetët dhe anëtarët e qeverisqë”, shkruan Braçe.
Më tej ai u drejtohet me një sugjerim kuy theksonnse puna është thelbi i vlerësimit.
“Një sugjerim kam; Puna është thelbi i vlerësimit, patjetër. Por mos harroni dhe marrëdhënien me ju, atë politike, zyrtare por mbi të gjitha njerëzore. Deputeti si rregull është përfaqësues i vullnetit tënd të shprehur me votë!
Çdo socialisti dua ti them; Vlerëso i lirë, mos u ndiko nga asgjë e nga askush-kryetar organizate, kryetar partie, deputet, ministër; vlerëso siç ti mendon, mos kurse kërkënd!”, pwrfundon Braçe./Bl.Ba/Fjala.al