“Onufri”, dy ikonat e koleksionit të Beratit përfundojnë restaurimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Muzeut të Ikonografisë “Onufri” në Berat, ka përfunduar procesi i ndërhyrjes restauruese në dy ikona të fondit. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën të ditur për Agjencinë Telegrafike të Lajmeve, se gjatë muajve shtator – tetor 2020, sipas projektit të hartuar nga specialisti restaurator, u finalizua restaurimi i dy ikonave pjesë e fondit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri”.

Ikona “Shën Maria me Krishtin dhe shenjtorë” e vitit 1851, me autor anonim, dhe ikona “Shpërfytyrimi” e shek. XIX, atribuar mjeshtërve të familjes Çetiri janë vepra që i janë shtuar fondit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri” në vitin 2017. Ikonat paraqisnin shumë problematika në avancim, të cilat rrezikonin ekzistencën e tyre, si: dëmtim suporti (sfungjerosje), rënie dhe humbje të grundit, dëmtim, plasaritje dhe abrasion të pelikulës piktorike, gufime dhe xhepa bosh dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme. Ikonat karakterizoheshin në përgjithësi nga një pelikul piktorike dhe grund i dobët teknikisht, i cili nga dita në ditë degradonte.

Pas ndërhyrjes restauruese, u arrit rezultati i dëshiruar, tashmë veprat rezultojnë tërësisht të konsoliduara dhe me një paraqitje më të plotë, falë integrimit piktorik. Këto ikona, që sigurisht pasurojnë koleksionin e Muzeut të Ikonografisë “Onufri”, do t’i shtohen linjës ekspozuese të tij për t’iu ofruar vizitorëve.

Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Katedralja është rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i Riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrat Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit, në shekullin XIX.

Lexo edhe :  Shitet në akand “dërrasa” që shpëtoi Kate Winslet te filmi “Titanic”

Të fundit

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Një apartament në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti të bombolës së gazit. "Rreth...

Lajme të tjera

Web TV