Qeveria e re e Serbisë, nesër priten emrat e ministrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Më herët, kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiç, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.

Duke theksuar se ai ka qënë kryeministër i Serbisë, zëvendëskryeministër, ministër i Brendshëm, ministër i Punëve të Jashtme, Daçiç vuri në dukje se funksioni i Presidentit të Kuvendit është më i madhi që ka kryer deri më tani.

Ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit, Ivica Daçiç edhe pse ishte në paraburgim në Hagë në mars 2006 arriti të marrë drejtimin e partisë.

Kujtojmë se një ftesë e Presidentit Aleksandar Vuçiç, kishte entuziazmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që nëse futeshin në qeverinë e re, pretendonin të kishin një Ministri.

Por, pas këtij takimi, ata nuk u ftuan më në kryeqytetin serb për të diskutuar për një mundësi bashkëpunimi.

Kyeministrja Ana Brnabiç, ka ftuar disa parti serbe për konsulta, shefin e socialistëve dhe diplomacisë, Ivica Daçiç dhe një parti të re që ka marrë gati 4 përqind.

Serbia do të ketë një opozitë kryesisht të përbërë vetëm nga pakicat.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet më 21 Qershor, ku shqiptarët fituan tre deputetë.

Presidenti Vuçiç ia ka dhënë edhe një mandat Kryeministres aktuale, por duke çuar në limitet ligjore formimin e qeverisë. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Lajme të tjera

Web TV