Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që ndodhi sot në një servis makinash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik në fshatin Katundi i Ri. Flakët kanë përfshirë gjithë biznesin, i cili tregonte pjesë këmbimi anës rrugës.
Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.
Burime zyrtare thanë se zjarri ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit Klodian B, banues në Elbasan.
Mësohet se dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Shtëllunga të mëdha tymi u panë në zonë, ku fatmirësisht flakët u vunë menjëherë në kontroll duke mos rrezikuar banesat, çka do sillte pasoja shumë të rënda.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al