Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar të shtunën se opozita do të shkojë në zgjedhje e përçarë ne 5 parti, sipas tij.
Veliaj ka marrë pjesë në takim me qytetarët, të cilëve u ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas kryebashkiakut, opozita do të dalë në zgjedhje e ndarë në 5 parti të reja, duke u thënë të pranishmëve që do t’i numërojnë në ditët në vazhdim.
“Ne e kemi beteje të rëndësishme. Kjo është hera e parë në histori që PS futet në betejë e bashkuar. Nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në. Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend! Në 5 parti, do t’i numëroni në ditët në vijim. 5 parti të tjera nga e djathta. Nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre,”, deklaroi Veliaj.
Ditët e fundit, kryebashkiaku në takimet e tij me qytetarët ka sulmuar jo pak herë Partinë Demokratike, ku ndër të tjera ai është shprehur se ata funksionojnë si “Big Brother” me eleminime në shtëpinë e tyre. Nga ana tjetër, sipas tij, filozofia e Partisë Socialiste është bashkimi.
Pa.Va/Fjala.al