Zvicra mund t’iu mohojë të moshuarve me COVID trajtimin në reanimacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra ka shënuar një numër të lartë të infektuarish me Covid-19.

Vetëm ditën e premte u publikuan 6.592 raste të reja dhe 10 viktima.

Një dokument i hartuar nga Akademia Zvicerane e Shkencave Mjekësore, lë hapësirë për pak dyshime.

Siç është raportuar në një artikull nga “La Stampa”, shteti zviceran ka vendosur se në rast të ndonjë mbipopullimi të kujdesit reanimator, trajtimi respirator do t’u refuzohet të moshuarve që vuajnë nga koronavirusi.

Në nivelin B, për shkak të mungesës së shtretërve në kujdesin intensiv, nuk do të bëhet reanimim kardiopulmonar”.

Në faqen 5 të dokumentit, tregohen llojet e pacientëve që nuk do pranohen në ICU; siç mund të jetë mosha mbi 85-vjeç dhe mbi 75-vjeç e shoqëruar me disa lloje sëmundjesh.

Si në luftë. Në Zvicër mjekët do të vendosin se kë pacient do të trajtojnë dhe kë jo. Në nivelin A, nga ana tjetër, shtretërit në ICU që janë të lirë, por burimet mjekësore janë të kufizuara, kriteret për të mos u pranuar në reanimacion janë më serioze.

Ataku kardiak i përsëritur, sëmundjet onkologjike me jetëgjatësi më pak se 12 muaj, skizofrenia, sëmundjet kardio-vaskulare, etj”.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Kantonit të Ticinos është i vetëdijshëm për këtë, ndërsa thekson se të vendosësh se kush pacient do të trajtohet dhe kush jo, për çdo mjekë është diçka e rëndë.

Ky dokument, i cili është publik, mund të jetë një garanci për mjekët dhe vetë pacientët të cilët nuk do duan t’i nënshtrohen trajtimit të mëtejshëm./Re.D/Fjala.al  Në

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV