Formula 1/ Lewis Hamilton, në kërkim të historisë, synon “parakalimin” e Schumacher

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Siguron në Portugali nisjen, për herë të 97-të, nga vendi i parë në kërkim të fitores së 92-të. Ka siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa Lewis Hamilton po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Në provat zyrtare të garës së 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, të zhvilluara të shtunën, ai ka fituar duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas.

Piloti i “Mercedes”-it, Lewis Hamilton , do të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Portugalisë, që është gara e 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, duke fituar kështu duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas. Pas një shtyrjeje prej 30-minutëshe për shkak të një mbulese të dëmtuar të kanalizimeve të pistës, ngriti siparin më në fund edhe seanca e parë e provave zyrtare në Formula 1 në Kompleksin Ndërkombëtar të Algarves.

Në betejën e 10-shes së fundit, Bottas e ndali kronometrin në 1 minutë, 16 sekonda e 986 të mijtat, 47 të mijtat më i shpejtë se Hamilton. Por, në xhirot e dyta, “Mercedes”-i ndërroi gomat, duke zgjedhur ato të mesme, dhe Hamilton mori përkohësisht vendin e parë me 1 minutë, 16 sekonda e 934 të mijtat, 52 të mijtat më pak se Bottasi. Ky i fundit u kundërpërgjigj me një kohë të re prej 1 minutë, 16 sekonda e 754 të mijtat.

Por Hamilton u kundërpërgjigj me një tjetër xhiro të shpejtë, me kohën 1 minutë, 16 sekonda e 652 të mijtat, duke siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Radhën e dytë të nisjes të dielën do ta plotësojnë “Red Bull”-i i Maks Verstapenit dhe “Ferrari” i Sharl Lëklerkut.

Lexo edhe :  Turqia merr vendimin: Ndalon hyrjen e avionëve të posaçëm për pacientë me Covid-19

Ndërsa në radhën e 3-të do të rreshtohen Serxhio Perez i “Racing Point” dhe Aleks Alboni i “Red Bull”-it. 10-shen e të parë e plotësojnë dy “MekLaren”-ët e Karlos Sainzit dhe Lando Norrisit, dhe Pjer Gasli me “AlphaTauri” dhe Daniel Riçiardo me “Renault”.

Të fundit

Parashikimi i motit, e enjte 26 nëntor

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave...

Horoskopi ditor, 26 nëntor 2020

Dashi Ju nuk mund të jeni gjithmonë drejtues, dhe është e rëndësishme të mësoni se si të tërhiqeni dhe t’ia dorëzoni kontrollin dikujt tjetër kur...

FFK thotë se Shefki Kuqi dhe plot trajnerë tjerë po i vetëofrohen, pa i ftuar fare!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një komunikatë të çuditshme për shtyp, që ka të bëjë me emërimin e trajnerë të rinj...

Shalondë: Kam pritur më tepër nga Kosova

Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Shalondë, e ka pranuar se ka pritur më shumë prej ekipit të tij në edicionin e dytë të...

Demollari bën “radiografinë”: Kombëtarja, më e mira po vjen, pasardhësi im… Kallaku

Ai është një nga ikonat e padiskutueshme të Kombëtares kuqezi, por edhe të futbollit shqiptar të dy dhjetëvjeçarëve të fundit të mijëvjeçarit të shkuar...

Lajme të tjera

Web TV