Një britanikeje i janë sekuestruar 21 900 paund të padeklaruara në doganën e Rinasit. Gjatë kontrolleve të pasagjerëve u konstatua se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi të madhe në paund.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe britanikja akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Nuk janë të paktat rastet kur shtetas shqiptar apo të huaj kanë tentuar që të kalojnë përmes Rinasit pa deklaruar shumën e madhe të parave që janë pasur me vete.
la.mi/Fjala.al