Laçi, leksion pragmatizmi Tiranës në miqësore, e mund 1-0 në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25-herë kampionia të Shqipërisë, Tirana, ka luajtur të shtunën një miqësore me Laçin, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport.

Kurbinasit e kanë fituar me një gol të vetëm këtë përballje dhe u shkaktojnë bardhe bluve humbjen e dytë në miqësoret e këtij prag sezoni. Ndonëse sezoni i ri ende nuk ka nisur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste, skuadra e Tiranës ka qenë ndër më aktivet në futbollin shqiptar, teksa bardhë blutë kanë luajtur pa fund miqësore dhe ndeshje zyrtare.

Janë plot 12 sfida, nga të cilat Tirana ka fituar gjashtë, humbur katër dhe barazuar dy ndeshje dhe të shtunën 25-herë kampionët e Shqipërisë kanë luajtur një miqësore me Laçin.

Trajneri Emanuel Egbo e nisi me Bekajn në portë e më pas me Ismajlgecin, Vangjelin, Hoxhallarin, Tolin, Bathën, Torrasën, Kobinanë, Giamfin, Dansonë dhe Muçin, ndërsa homologu i tij, Armando Cungu, hodhi në fushë për kurbinasit Sherrin në portë e më pas Malotën, Ignjatoviçin, Selmanin, Turkajn, Ramosin, Deliun, Rapon, Prengën, Xhixhën dhe Van Dejv Harmonin. Dhe ka qenë ky fundit që gabon në mënyrë të pabesueshme në minutën e dytë, pasi liberiani nuk arrin të shënojë nga fare afër. Minutat që do të vijojnë janë kryesisht të luftuara dhe me gjysmë-rastesh, por asnjëra nga skuadrat nuk arrijnë ta thyejnë njëra-tjetrën dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Ndonëse pjesa e dytë nis me një episod të frikshëm, teksa futbollisti Van-Dejv Harmon përplaset me Hoxhallarin dhe detyrohet të lërë fushën e lojës, do të jetë Laçi që do të jetë më cinik në lojën e tij dhe, pas një aksioni model, Deliu do t’i kalojë kurbinasit në epërsi pas një ore lojë.

Lexo edhe :  Xavi Hernandez i mahnitur nga Girona: “Ata po bëjnë një punë spektakolare”

Tirana mundohet të kundërpërgjigjet me anë të Sasrakut, por, më pas, edhe me anë të Grent Halilit, të dy të futur në fushën e lojës në pjesën e dytë, por ca për pasaktësi në finalizim, ca për shkak të fushës së “Selman Stërmasit” që është në një gjendje të mjeruar, por edhe për meritë të mbrojtjes laçiane, duke arrin ta vërë në vështirësi portën e mbrojtur nga shkodrani Alen Sherri.

Sikur të mos mjaftonte kjo, bardhe blutë i luajnë ndeshjet e fundit dhe ato shtesë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Torrasës, i cili merr kartonin e dytë të verdhë. Përtej përpjekjeve të Tiranës, Laçi e fiton minimalisht këtë miqësore dhe u shkakton bardhe bluve humbjen e dytë në miqësoret e këtij prag sezoni.

Të fundit

Me Kadare në fyt

Nga Edison Ypi Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe...

Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar...

Çfarë do të ndodhë në pranverë? Gazetari: Rama po përgatit ‘fshesën’ në parti

Gazetari Lavdrim Lita tha se kryeministri Edi Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë...

Ju prezantojmë 5 produktet që nuk e njofin afatin kohor

Mund të qëndrojnë prej vitesh në dollapin tuaj dhe sërish mund t’i konsumoni. Cilat janë pesë nga produktet kryesore që nuk njohin datë skadence? Mund...

PS ‘afron’ miratimin e marrëveshjes së emigrantëve

Marrëveshja për emigrantët do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor. Ky është një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV