Manastirliu takon mjekët e Infektivit: Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor, Covid nuk është lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një videoje nga spitali Infektiv i është përgjigjur akuzave të PD-së të cilat më herët deklaruan se sistemi shëndetësor është në kolaps.

Manastirliu është takuar këtë të dielë më shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila ka bërë me dije se aktualisht janë 50 shtretër të lirë në të dy spitalet Covid.

Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor nuk ndodhet në kolaps dhe se shteti është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm , gjithashtu ka këshilluar mjekët që të mos bazohen në deklaratat politike.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/401802457651914

Ajo tha se spitali “Covid 3” është gati, por hapja do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, çka do të përcaktohet nga mjekët.

“Si mund të thuhet që s’ka spital Covid-3, hajde nesër shkojmë e vizitojmë. Ne do ta hapim këtë spital, sa të jetë e nevojshme do të hapet. Kur të thoni ju, kur të thonë mjekët”, tha ndër të tjera Manastirliu./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV