Moto GP/ Nakagami, e papritura e provave zyrtare të garës së dytë të Aragonit

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Japonezi ishte më i shpejti në provat zyrtare, niset nga vendi i parë të dielën. Gara e 11-të e këtij sezoni të Moto GP-së dhe e dyta radhazi në pistën e Aragonit në Spanjë ka dhuruar një të papritur në provat zyrtare, teksa do të jetë Takaaki Nakagami ai që do të niset nga vendi i parë të dielën. Piloti japonez arrin kështu, pas plot 45 garash në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, të sigurojë, për herë të parë nisjen nga vendi i parë.

Do të jetë Takaaki Nakagami ai që do të niset nga vendi in parë në garën e së dielës në Moto GP, në atë që është gara e 11-të e këtij sezoni dhe e dyta radhazi në pistën e Aragonit në Spanjë. Në fakt, ka qenë një fundjavë mbresëlënëse për pilotin japonez të skuadrës kliente të “Honda”-s, “LCR”, i cili arrin kështu, pas plot 45 garash në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, të sigurojë, për herë të parë nisjen nga vendi i parë.

Pasi kishte vendosur më herët kohën më të shpejtë, 28-vjeçari vijoi të bënte një xhiro të fundit mbresëlënëse, duke e ulur edhe më tepër kohën e tij dhe duke ndalur kronometrin në finish në 1 minutë, 46 sekonda e 882 të mijëtat. Vetëm 63 të mijëtat pas tij ka mbërritur në finish piloti i skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it, Franko Morbideli, ndërsa vijën e parë të nisjes do ta plotësoi piloti i “Suzuki”-it, Aleks Rins, i cili ishte 273 të mijtat e sekondës më i ngadaltë sesi piloti japonez.

Ndërkaq, pjesa tjetër e pilotëve ishin mjaft më të ngadaltë, teksa piloti i vetëm i “Jamaha”-s zyrtare, Maverik Vinjales, i cili do të niset nga vendi i 4-t, ishte afro 1 sekondë e gjysmë më i ngadaltë. Siç dihet, kolegu i tij tek “Jamaha” zyrtare, Valentino Rosi, mungon në garën e dytë në pistën e Aragonit, për shkak të infektimit me Covid-19. Sa i përket radhës së dytë të nisjes, atë e plotësojnë dy francezët Johan Zarko dhe Fabio Kuartararo.

Lexo edhe :  Trajneri Grima dhe dy anëtarë të Kombëtares së femrave rezultojnë pozitivë me Covid-19

Ndërsa në radhën e 3-të do të rreshtohen Kal Kraçlou, Migel Oliviera dhe Pol Espargaro, ndërsa vetëm vendi i 12-të i nisjes për kryesuesin e renditjes së përgjithshme të pilotëve, Joan Mir.

Të fundit

10 viktima dhe 656 të infektuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi merr 10 jetë njerëzish, 656 të infektuar në 24 orët e fundit Lajmi në përditësim...

Turqi, burg përjetë për krerët e grushtit të shtetit

Një gjykatë turke dënoi të enjten me burgime të përjetshme drejtuesit e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, duke shpallur fajtorë qindra...

Në mes të pandemisë, marka spanjolle prezanton makinën luksoze

Hispano Suiza, një markë spanjolle automobilësh, prezantoi dje në Madrid modelin e saj të dytë, Carmen Boulogne. Kjo makinë është një version më sportiv,...

Me dafinë dhe kanellë, si të përgatisni çajin që ju dobëson

Çaji me dafinë dhe kanellë është një pije e shkëlqyer, plot vlera ushqyese dhe që mund të favorizojë humbjen e peshës. Që të dyja këto...

Horoskopi për nesër, 27 nëntor 2020

Ky është horoskopi për ditën e premte 27 nëntor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për...

Lajme të tjera

Web TV