Tensionohet situata Francë-Turqi/ Erdogan ofendon Macronin, Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk.

Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Të shtunën në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed.

Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

Lexo edhe :  G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer, shkruan DW. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar. /Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish. Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS e bojkotoi, kësaj radhe anëtarët...

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Lajme të tjera

Web TV