Tirana-Laçi 0-1/ Flasin dy trajnerët, Egbo, i pa shqetësuar, Cungu, i kënaqur

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Egbo-n nuk e shqetëson rezultati, Cungu: Paraqitja jonë më e mirë deri tani.

Skuadra e tij është mundur 0-1 në miqësoren e së shtunës me Laçin, por humbja nuk e shqetëson trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo.

“Miqësoret nuk kanë rezultatin parësor, bëhen për të mbajtur skuadrën të karikuar dhe për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve, grupit që kemi, – ka thënë ai. – Këtë kemi parë në këtë ndeshje dhe e dimë ku çalojmë dhe ku jemi.”

“Shpresojmë të nisë kampionati sa më shpejt, – ka vijuar nigeriani. – Ajo do t’u japë lojtarëve tonin për t’u futur në ritmin e lojës.”

Kurse homologu i tij, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, ka mbetur mjaft i kënaqur nga ajo që dhanë lojtarët e tij.

“Kjo ka qenë paraqitja jonë më e mirë deri më tani në këto miqësore, – tha ai. – Në përgjithësi, bëmë një paraqitje solide, duke e nisur shumë mirë ndeshjen dhe duke e ruajtur përqendrimin deri në fund.”

Trajneri bardhe blu pret ende përshtatjen e 4 lojtarëve të ardhur së fundmi në skuadër.

““Nuk presim të jenë gati direkt, që të jenë direkt në nivelin e lojtarëve të tjerë, – ka deklaruar Egboja. – U duhet kohë të mësohen me mënyrën e lojës dhe strategjinë që përdorim. Çdo gjë vjen në kohën e vet. Kanë ende punë për të bërë dhe për të kapur nivelin e tyre maksimal”.

Kurse Cungu e ngre edhe më lart nivelin e kërkesës nga lojtarët e tij.

“Fituam një miqësore të dobishme, por besoj që kemi ende punë për të bërë në disa sektorë të lojës, por besoj që tani jemi gati për nisjen e sezonit të ri”, – ka përfunduar trajneri shkodran i Laçit, Armand Cungu.

Lexo edhe :  Nga mosmbajtja e maskës te lëvizja pas orës 22:00, gjobiten mbi 600 qytetarë

Ndeshja miqësore e zhvilluar të shtunën në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit u vendos nga një gol i kurbinasve, i shënuar në pjesën e dytë nga Ardit Deliu.

Të fundit

E trishtë/ Covid i merr jetën piktores së njohur

Ndahet nga jeta për shkak se ishte infektuar me Covid 19, piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi. Mësohet se...

“Kurrë s’kam qenë kaq optimist për të ardhmen”, Biden letër shqiptarëve

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e...

Dosja e “Zogut të Tiranës”/ Rrëfimi i biznesmenit: Unë bëja seks me vajzën në dhomë, Hermesi merrej me telefon

Një biznesmen në Tiranë, përzgjidhte një vajzë në “Instagram” dhe më pas Hermes Nikaj, ja çonte në hotel “Devi”. “…Paguaja të parin “Zogun”, pastaj...

I infektuar me Covid, ish-kryebashkiaku demokrat humb betejën me virusin

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj. Sipas burimeve, mësohet se Arifaj, 66 vjeç, është ndarë nga jeta...

Tiranë/ Makina humb kontrollin, përplaset me trafikndarësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Sauk-Teg, ku një automjet ka përfunduar jashtë rruge. Sipas informacioneve të para mësohet...

Lajme të tjera

Web TV