Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Vetëm këtë gjë mos e bëj

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pas lajmeve se ish-deputetja Jozefina Topalli do të hapë parti të re, ka reaguar duke i dhënë edhe disa këshilla.

Teksa shkruan se është e drejta e saj të hapë parti apo grupim, i kërkon vetëm një gjë të mos bëjë dhe ajo është të mos humbë kohë duke u përgjigjur sulmeve.

“Thjesht duhen injoruar, Jozefina! Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion, aleancë etj dhe je në të drejtën e Zotit. Edhe në të drejtën tënde, sigurisht, si një ndër personalitetet e forta të Partisë Demokratike në vite, por edhe të së djathtës në përgjithësi.

Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar.

Nuk pretendoj t’i njoh sa duhet ish-republikat e largëta sovjetike sot, por jam i sigurt se në kontinentin tonë nuk gjenden të dytë si këta shakaxhinjtë e Republikës së Re“, shkruan ai,

Sipas tij sulmet ndaj saj vijnë prej faktit se opozita mendon se Topalli ka hyrë në territorin e tyre.

Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t’u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të sinqertë në këtë çështje.

Edhe në Shqipëri nuk kanë mbetur të tjerë që ta mendojnë politikën kaq vjetërsisht sa këta. Madje as tek ata që trashëguan Partinë e Punës, që përmbysëm në 1990-ën. Të cilët janë aq të mençur sa të mos e konsiderojnë tradhtar Ilir Metën, megjithëse ka më se 15 vjet që po ua nxin jetën, sepse me sa duket e kanë mbledhur mendjen që jetojmë në një sistem të ri, edhe pse nuk e kanë dashur, madje ende mund të mos e duan.

Që të mos zgjatem me këtë temë të pakëndshme, këta janë të vetmit “pronarë” në botë, që tërbohen pasi marrin vesh se personi, që kanë larguar nga ndërmarrja e tyre, ka mundur të gjejë një punë tjetër.  Dhe si unikalë që janë në marrëzinë dhe injorancën e tyre, ata duhen mëshiruar dhe injoruar”, shton ai.

Lexo edhe :  Martesë në kohë pandemie, nusja vë unazën nga dritarja

la.mi/Fjala.al

Të fundit

14 viktima dhe 560 raste të reja me COVID në Kosovë

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 560 raste të reja pozitive në...

Covid/ Rusia fillon vaksinimin nga Moska, 70 qendra që ndihmojnë procesin

Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, me klinikat në Moskë të cilat kanë prioritet ata që janë më të rrezikuar nga...

Kapen 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball” në Itali, pranga 3 shqiptarëve

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme 275 kg drogë prej të cilave 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë. Sipas raportimeve nga media italiane,...

COVID-19/ Turqia në izolim gjatë fundjavës

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditët fundit. Masa e izolimit...

Ky shtet nxjerr në ankand 170 elefantë të egër për shkak të thatësirës

Namibia ka nxjerrë në shitje 170 elefantë të egër "me vlerë të lartë" për shkak të thatësirës dhe një rritje të vrullshme në numrin...

Lajme të tjera

Web TV