A e kanë të rinjtë mendjen vetëm për të festuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri tregon, se sa e ka ndryshuar Corona jetën e të rinjve. Ai kundërshton klishetë e njohura, se rinia kërkon vetëm të festojë dhe se po përhap Coronën. Studiuesit paralajmërojnë madje nga stigmatizimi.

Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm pensionistët infektoheshin me virusin e ri. Në pamjet e publikuara shihje të rinj që festonin në qendrat e qyteteve të mëdha, e që nuk i respektonin rregullat e distancës.

Kritika: Rinia është shumë e pakujdesshme, dhe po e përhap virusin tek grupet shumë më të rrezikuara të të moshuarve. Por sa qëndron ky imazh i rinisë që ka në mendje vetëm party-t dhe nuk mendon për gjë tjetër? Së fundmi ishte kancelarja Merkel që apeloi personalisht tek të rinjtë në një konferencë për shtyp, që të hiqnin dorë nga ndonjë „party”.

Tani Fondacioni Tui i është kushtuar këtij imazhi të „superspreader”-ve, pra superpërhapësve potencialë të virusit në një studim përfaqësues me mbi 1000 të rinj në moshën 16-26 vjeç. Pyetjet janë zhvilluar në gjysmën e parë të shtatorit nga instituti i studimit të opinionit, YouGov.

Dyshime për imazhin

„Solidariteti i kërkuar tregohet”, i përmblodhi drejtuesi i studimit të YouGov, Peter Mannott rezultatet e studimit të kryer online. Ai e bën të qartë këtë në tre pika.

Më shumë se gjysma e të rinjve i konsideron masat e Coronës si proporcionale, vetëm një e pesta i sheh si të ekzagjeruara. Çdo i katërti do të preferonte madje masa më të ashpra. Me 83% të rezultatit, shumica e konsiderueshme i respekton masat dhe rekomandimet për mënyrën e sjelljes në kohën e pandemisë. Vetëm 2% nuk i respektojnë ato. Sipas Mannott në krye qëndron me 89% mbrojtja e të tjerëve, madje para shëndetit personal, 79%. Pra nuk është e vërtetë se tek të rinjtë është kudo e përhapur një lloj pakujdesie.

Lexo edhe :  A bëni pjesë në listë? Njihuni me shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

Stili i jetesës së të rinjve i kufizuar

Edhe Qendra Shkencore për Studimet Sociale në Berlin, një qendër kjo me reputacion ka marrë pjesë në këtë studim. Përfaqësuesi i saj, Marcus Spliter i referohet një ndryshimi interesant të imazhit. Në fillim të pandemisë, imazhi i të rinjve në publik ishte pozitiv. Splitter kujton organizimet e ndihmës fqinjësore, të krijuara spontanisht. “Së fundmi po thuhet vetëm, se rinia po ndjek vetëm konceptin e imunitetit të tufës”, pra nuk po e vret mendjen për infektimin. Ky studim thotë, se nuk është kështu. Në një kohë që në këtë situatë vuajnë sidomos të rinjtë.

Më pak optimizëm

Në Gjermani klubet dhe diskot janë mbyllur që nga kufizimet e vendosura në mars. Aktivitete të tjera të kohës së lirë si sporti dhe udhëtimet janë të paktën të kufizuara. Më të moshuarit mund t’i përballojnë më mirë për një kohë kufizime të tilla, thotë sociologu Splitter. Por „rinia” si fazë zhvillimi është e varur nga shkëmbimi, provat dhe orientimi. Nëse këto mundësi nuk janë më prezente, nuk është kaq e thjeshtë.

Në studim u pyet edhe për gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe rezultati ishte, se 26% e të rinjve janë më pesimistë se në janar, kur u zhvillua një sondazh i tillë. Të rinjtë e shohin si më të vështirë për t’u përballuar kufizimin e kontakteve sociale, 42% e përkrahin këtë përgjigje. Edhe kufizimet e aktiviteteve të kohës së lirë shihen si rënduese (40%) të gjendjes. Vetëm në vendin e katërt janë vendosur party-t, ku 29% e të rinjve vuajnë nga mosmarrja pjesë në festa, shkruan DW. Një numër i të rinjve ka shqetësim për të ardhmen financiare, 19%. Sipas Splitter të rinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë. Ai paralajmëron nga hapja e një konflikti mes gjeneratave. Uniteti shoqëror në pandemia është një burim i rëndësishëm për përballimin e saj.

Të fundit

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Lajme të tjera

Web TV