Covid-19/ Vaksina e Oksfordit prodhoi antitrupa tek të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina anti-Covid, për të cilën po punon Universiteti i Oksfordit me kompaninë AstraZeneca, dha një përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, grupi më i prekshëm nga infeksioni.

Lajmi është publikuar nga “Financial Times”, e cila mësoi se vaksina në fjalë gjeneron antitrupa tek të moshuarit, të ashtuquajtura limfocite T, të cilat fillimisht i identifikojnë dhe pastaj i vrasin qelizat e infektuara.

Rezultatet e reja janë në përputhje me të dhënat e botuara në muajin korrik, të cilat dhanë një “përgjigje të fuqishme imune” tek një grup personash të moshës nga 18 deri në 55-vjeç që morën vaksinën.

Lajmi i publikuar nga “Financial Times”, nuk garanton që vaksina në fjalë do të dalë e sigurt dhe efektive tek njerëzit e moshuar.

Kjo do të merret vesh vetëm kur të jenë analizuar të dhënat e plota të procesit klinik për grupmoshat e caktuara.

Vaksina Oxford-AstraZeneca është një nga tre opsionet e BE-së.

Vaksina AstraZeneca-Oxford mund të jetë në gjendje të stimulojë një përgjigje të fortë imune edhe tek të moshuarit. Ju nuk mund ta imagjinoni sa lajm i mirë është ky. Është fantastike. Nëse ky lajm është i vërtetë, duhet të jesh i lumtur”, shkruan epidemiologu Roberto Burioni.

Burioni thekson se nëse vaksina prodhon antitrupa, duke shfaqur një përgjigje imune tek të moshuarit, kjo do të thotë se kur të testohet efektiviteti i saj tek njerëzit, është e natyrshme që të pritet se ajo do jetë efikase edhe për të moshuarit.

Ai tha se kjo gjë është shumë e rëndësishme për luftën kundër këtij virusi.

Siç kam theksuar vazhdimisht, ne ende s’e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë, por shumë shpejt ne do ta marrim vesh dhe shpresojmë të jetë një lajm i mirë. Ne s’mundim dot të bëjmë një parashikim për datën kur ajo do të dalë, megjithatë ne po llogarisim kohën pasi mendoj se jemi në kilometrin e fundit të një situate shumë të vështirë dhe nëqoftë se nuk dorëzohemi ne mund ta fitojmë këtë luftë”, shkruan ai. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar...

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta. Nicolo Schira...

Lajme të tjera

Web TV