Kosovë/ Vrau dhe dogji trupin e shokut të tij, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Gjykata ka dhënë vendimin për autorin e vrasjes së Shkodran Bytyçit në Kosovë. Si shkak i vrasjes makabër të ndodhur më 8 dhjetor të 2019 ishte një borxh që viktima i detyrohej autorit.

Viktima Shkodran Bytyçi dhe autori Trimor Lalinovci ishin shokë, por kjo nuk e ndaloi këtë të fundit të vriste dhe të digjte trupin e shokut të tij.

Mediat kosovare shkruajnë se gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Burgim të përjetshëm” për Trimor Lalinovci.

“Gjykata ka ardhur në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale. Gjykata është e bindur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij akt gjykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar gjyqtari i çështjes./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Vendet vakante në Kushtetuese/ KED mblidhet të hënën për të shqyrtuar kandidaturat

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00 për të shqyrtuar 7...

Numri i viktimave nga Covid-19/ Basha këmbëngul: Kemi kopjet tona për fshehjen e tyre, Prokuroria të reagojë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk lëkundet nga pretendimet e tij se shifrat e vdekjeve nga Covid-19 janë fshehur. Në një deklaratë për media,...

“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit

Shaqir Tollja, një prej personave që ndodhej në mjetin, që u qëllua me breshëri plumbash në qytetin e Bulqizës ka rrëfyer detaje nga ngjarja...

Vdekja e foshnjës 16-muajshe me Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë zbulon shkaqet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të foshnjës 16-muajsh, infektuar me COVID, duke sqaruar shkaqet që sollën vdekjen e fëmijës. Sipas ministrisë,...

Infeksionet nga Covid mesatarisht 6 herë më të larta

Një studim i bërë së fundmi nga Universiteti i Melburnit, tregon se në vendet e pasura, rastet reale të infektimeve me Covid mund të...

Lajme të tjera

Web TV