“Kuvendi të presë përgjigjen e Venecias”, Basha reagon pas deklaratës së Varhelyi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se Kuvendi duhet të presë mendimin e Komisonit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Basha, teksa lexoi live reagimin e Komisonerit, e përshëndeti atë, ndërsa shpreson që “Venecia” të ndërhyjë.

Përshëndes deklaratën e komisionarit rishpreh shqetësimin e thellë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Ramës për të manipuluar sistemin. Dhe përsëris qëndrimin e PD që kjo është një goditje e rëndë dhe përgjegjësi është një, ai që ka vënë xhepat e tij para shqiptarëve tani po vendos pushtetin para interesave të vendit. E mbështes këtë apel të komisionari dhe shpresoj që Venecia të ndërhyjë për të treguar atë që ne demonstruam gjatë këtyre muajve”, tha Basha.

Më tej teksa foli për buxhetin e shtetit Basha deklaroi se ka para mjaftueshëm që vendi të përballet me krizën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numri i te prekurve është më i lartë. S’ka vend në Europë që të shpenzojë siç shpenzon Edi Rama për 10 ose 12 shokët e tij, vetëm atyre iu ka rezervuar 1/10 e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë. Rama është i vendosur që t’i shkojë kësaj deri në fund. Ai do të vazhdojë me vjedhje, do të bëjë gjithçka që tenderat të bëhen sekret, pa transparencë.

Ndërkohë që edhe ato testime që bëhen, bëhen me pajisje dhe kite të dhuruara nga partnerët. Dua t’ju shpreh falënderimet e mua SHBA, e vendeve të tjera aleate, se kushedi se çfarë do të ndodhte këtu. Ky njeri duhet të largohet, siç shqiptarët mezi po presin që ta largojnë”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Ai tha se tashmë SPAK i ka në dorë provat për rastet e vjedhjeve dhe për këtë fakt ky institucion duhet të veprojë menjëherë.

Unë do të bëj detyrën time për të treguar se çfarë do të bëjë qeveria. Ndaj përsëris për organet e drejtësisë, nuk mjaftojnë deklaratat dhe hapat e breshkës, pasi çdo ditë që ju nuk bërtisni, ju po inkurajoni vjedhjen. Ju duhet ta shkurajoni vjedhjen, largimin e parave nga këta njerëz të grupeve të strukturuar.

Merrni në pyetje, thirrini në SPAK. Korrupsioni është ashiqare, është e vetmja mënyrë që mos të livadhisen. Provat i keni. S’ka shqiptar që si kupton. Çfarë prisni?! Do të jetë vonë nëse deri në ditët e fundit kjo bandë do të përgjakë biznesin dhe numri i viktimat të rritet. Keni detyrimin që të respektoni dhe të veproni sot.” përfundoi Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV