Ndryshimet në Kod/ Meta: I kërkuam Komisionit të Venecias një opinion urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp deklaroi se Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kreu i shtetit u shpreh se i janë drejtuar “Venecias” me 12 pyetje, ndërsa kërkojnë një opinion urgjent për ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, të cilat Meta i cilëson të njëanshme.

Besoj se jeni njohur të gjithë me dekretin për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëanshme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunksional iu drejtua Komisionit të Venecias me një kërkesë”, tha Meta.

Më tej ai parashtroi edhe pyetjet. “A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?

A e komptomentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik.

A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme.

A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane

A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit

Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE?

Duke patur në konsideratë situatën cila do të ishte zgjidhja e mundshme“, tha Meta.

Lexo edhe :  KLP dënoi sulmin ndaj Dumanit, SHBA: Qëndrojmë në krah të drejtësisë

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më herët vetëm me votat e mazhorancës si edhe të disa deputetëve nga opozita parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV