Vasillaq Vangjeli, aktori i madh me diapazonin tragji-komik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

100 role në teatër, kinematografi dhe estradë përgjatë 45 viteve karrierë.

Nga Leonard Veizi

Ai ishte aktor shumë dimensionalësh. Zotëronte batutën e humorit dhe dinte të ishte po aq dramatik. Por dhe nëse di t’i besohej ndonjë rol tragjik, sigurisht si do të përdorte të gjithë arsenalin e tij për t’u futur i gjithi nën lëkurën e personazhit. Po aq njihej për zërin e tij të intonuar dhe veshin muzikor. E megjithatë, duke qenë se ishte aktor i Estradës së Tiranës, Vasillaq Vangjeli, më së shumti është kujtuar si aktor i karakterit komik. E në këtë zhanër veç dhjetra batutave të tij që qarkullojnë ende për të simbolizuar situatat të caktuara, ai mbahet mënd një një parodist i jashtëzakonshëm interpretimin e të cilave i shoqëronte duke i rënë vetë fizarmonikës…

…Vasillaq Vangjeli u lind në 19 shkurt 1948. Nuk i kishte mbushur 64 vite kur u nda nga jeta më 26 shtator 2011. Dhe në një moshë të tillë për çdo aktor thuhet se është në kulmin e pjekurisë. Vasillaq Vangjeli nuk e pati fatin të ecte më tej për të na treguar më shumë vlera në krijimin e personazheve të rinj. E megjithëse iku tepër shpejt, në 45 vitet e jetës së tij skenike, Vasillaq Vangjeli ka luajtur mbi 100 role të ndryshme. Dhe këto të shpërndara në teatër, kinema dhe estradë.

Studimet

Ajo çfarë ishte më e çuditshmja në jetën e tij studentore kishte të bënte me faktin se për artin Vasillaq Vangjeli do të linte në mes studimet e tij për mjekësi. Në vitet 1973-1975 do të ndiqte Institutin e Lartë të Arteve për aktrim. Roli i tij i parë në Teatrin Popullor ka qenë roli i një shoferi te drama “Lezia”. Ishte një dramë e Kiço Blushit me regji të Piro Manit, ku flitej për një femër që vazhdonte kursin e shoferëve dhe problematikat që shfaqte kjo iniciative për kohën. Pasi bëri një vit stazh në Teatrin Popullor, e emëruan aktor të Estradë së Shtetit.

Estrada

Bashkëkohësit e tij kujtojnë se fillimet e tij në Estradë nuk ishin fort produktive, punonte pa dëshirë, pa ndonjë vëmendje të madhe madje dhe bënte mungesa në punë. Por më pas u lidh aq shumë me estradën, saqë skena e saj u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike. Do të ishte pjesë e Estradës së Shtetit apo Estradës së Tiranës, siç njihej ndryshe nga viti 1976 deri më 1 prill 2005, duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Parodisti me shumë sqimë kulturore në Estradën e Shtetit, kur ajo jepte deri në 280 çfaqe në vit dhe Vaso ishte pjesë e rendësishme e saj si aktor dhe regjisor.

Kinemaja

Prurjet e Vasillaq Vangjelit në Kinematografi janë të shumta dhe cilësore, duke filluar nga “Tokë e përgjakur”, “Zonja nga Qyteti”, “Ëndërr për një karrike”, “Dasma e shtyrë”, “Rrethimi i vogël”, etj., Kush nuk e kujton batutën e tij në rolin e Koçit tek filmin “Zonja nga Qyteti”: “Unë jam ai, vij nga qyteti posaçërisht për ju. Vij nga seksioni i Sofkës”.

Lexo edhe :  Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

Dhe më pas vjen një tjetër rol. Si i dënuar me vdekje, Nebil Kaçaj, tek filmi Radiostacioni do të shkëmbente këto pak fjalë me shkrimtarin Adrian i njohur si neutral. “Ti e di se si më quajnë mua ata: kolaboracionist. Nuk kam kohë të dergjem i pushkatuar me brinjët plot plumba në ndonjë kalldrëm. Ke dëgjuar për terrorin e kuq: Terreur rouge, terreur blanche”. Roli i Vasillaq Vangjelit në rolin e kolaboracionistit Nebil është episodik, por fuqia e interpretimit tepër dramatike.

Dhe po aq dramatik ishte Vasillaq Vangjeli në rorin e një oficeri të fashos tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” ku ka lëshuar batutën që u bë aq e njohur për publikun: “Kush dëgjoi krisma, ti.., ti.., ti?”

Dhe po aq batuta të spikatura ai ka tek filmi “Gjuetia e fundit”: “Nuk di ta tundë dybekun kjo mor Sillo, joooo. Sillma t’ia mësoj unë”.

45 vjet në skenë

Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vasillaq Vangjeli pati një jetë skenike prej rreth 45 vitesh.
Vasillaq Vangjeli mbetet një nga aktorët më të spikatur të humorit shqiptar. Ndërkohë ai ishte po aq një aktor i shkëlqyer i dramës, i cilië nuk arriti ta shpërfaqte tërësisht fuqinë e tij në këtë zhanër. Ndërkohë që rruga e tij ai aktor i mirëfilltë dramatik mendohej se do të niste menjëherë pas përfundimit të Institutit të Lart ëtë Arteve, ku diplomën e mbrojti me rolin e Jonuz Brugës tek drama “Familja e peshkatarit”.

Vlerësimet

Vasillaq Vangjeli është vlerësuar me Medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1983, me Dekretin 6782, me motivacionin: “Është dalluar për luajtjen e roleve në teatër, film dhe estradë, duke krijuar figura artistike realiste me nivel të mirë.”

Ai është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtri i Madh”, pas vdekjes, me dekretin 1043 datë 12.06. 2017 të Presidentit të Republikës, me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë shtetërore dhe vlerësim të merituar për interpretimet e tij mbresëlënëse si aktor i rrallë dhe mjaft original, duke mbetur i gdhëndur në kujtesën vlerësuese të publikut artdashës shqiptar.”

Filmografia

Para nga qielli (2009)

Piruet (2005)

Oreksi i madh (1995)

Dashi pa brirë (1993)

Gjuetia e fundit (1992)

Mirela (telekomedi) – (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)

Rrethimi i vogël (1986)

Shoku ynë Tili (1981)

Yjet mbi Drin (1979)

Ne vinim nga lufta (1979)

Zonja nga qyteti (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Pylli i lirisë (1976)

Radiostacioni (1979)

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV