Negociatat me BE/ Holanda skeptike për Shqipërinë, kërkon prova para se të vendos veton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ndryshe nga Maqedonia e Veriut mund të mos mbajë takimin e parë ndërqeveritar me BE për hapjen e kapitujve të integrimit në BE për shkak se disa vende skeptike kanë dyshime nëse Tirana i ka plotësuar kushtet.

Mes vendeve që mund të bllokojnë këtë proces janë Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja. Por, nëse të tjerat mund të ndryshojnë qëndrim, Holanda duket se mund të bëhet vërtetë pengesë.

Skepticizmi i Holandës lidhet me verifikimin nga qeveria shqiptare të progresit të arritur, i cili duhet të jepet me shkrim javën e ardhshme dhe që përputhet me atë që është kërkuar në mars.

Ditën e sotme një delegacion i parlamentit shqiptar mban një takim online me komisionin parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin holandez për të diskutuar në lidhje me çështjet e zgjerimit.

Komisioni Europian e publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është edhe raporti i progresit për Shqipërinë 2020, më 6 tetor.

Qeveria holandeze do t’ia dërgojë parlamentit vlerësimin e paketës së zgjerimit, e cila do të ndiqet nga një debat më 3 nëntor.

Parlamenti holandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon.

Në Bruksel, vendet anëtare të BE-së janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociatior për Shqipërinë. Me tu dakordësuar, ai do të miratohet nga Këshilli Europian për Çështjet e Përgjithshme, që pritet të mbahet në takimin e 10 nëntorit.

Për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare (KPN) Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare se ka bërë progres të mjaftueshëm mbi kushtet e vendosura nga Këshilli në muajin mars./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për...

E rëndë/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një 28-vjeçare në Britani, ka përfunduar në spital, pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një...

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Lajme të tjera

Web TV