Policia jep detaje për arrestimin e avokatit në Lezhë: Efektivit i grisi bluzën dhe e goditi me grusht

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka sqaruar arrestimin e avokatit Gjergj Neli pasditen e sotme, pasi bashkëshortja e tij akuzoi policinë se kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas njoftimit të policisë, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt dhe efektivët kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë parë avokatin dhe bashkëshorten e tij që po konfliktoheshin me një person tjetër.

Kur oficerët e policisë kanë ndërhyrë, avokati i ka goditur me grusht dhe një oficeri i ka grisur bluzën, ndaj edhe është arrestuar.

Por, sipas bashkëshortes së Nelit, që është edhe zv/kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, avokati është dhunuar. Ajo ka paditur efektivët e komisariatit Lezhë, për faktin që i kanë dhunuar të shoqin.

Marinaj kërkon që të sekuestrohen kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë dhunën dhe të merren masa.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Fundi ka qenë më i tmerrshëm”- Anxhela Peristeri rrëfen si e përjetoi COVID

Anxhela Peristeri ka rrëfyer se e kaloi koronavirusin disa kohë më parë gjatë një udhëtimi në Greqi. Këngëtarja tregoi se...

Shifra rekord/ 19 viktima dhe 711 raste të reja me COVID në Kosovë

19 viktima dhe 711 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmi është publikuar nga Instituti Kombëtar i...

Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave, Rama do të flasë sot

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, në orën 18:00, do të japë një mesazh për shqiptarët pas akuzave të opozitës për fshehjen e...

Sulmohet me gurë Qendra e re Shëndetësore në Elbasan, reagon Taulant Balla

Dhunohet qendra shëndetësore në Elbasan, goditen me gurë dritaret, thyhen xhamat. Deputeti Taulant Balla e konsideroi një akt të paprecedent dhunimin e kësaj qendre shëndetësore...

Infektohet me Covid-19 Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij

Është infektuar me Covid-19 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij. Kokëdhima është edhe Presidenti i Apolonisë, ndërsa nuk është e...

Lajme të tjera

Web TV