Alfred Lela: Opinioni i Venecies, një armë e mirë për t’u përdorur nga opozita dhe një telash më shumë për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, pasi ktheu pas Kodin Zgjedhor të miratuar me 97 vota në Parlament, e nisi çështjen për opinion edhe në Komisionin e Venecies. Përse kreu i shtetit “luajti taktikisht” dhe a ka vlerë jurdike nisma e tij, cili do të jetë oponioni? Në një analizë të thelluar flet për gazetën “Fjala” oponionisti Alfred Lela.

Presidenti Ilir Meta dergoi për opinion në Komisionin e Venecies ligjin për Kodin Zgjedhor. Si e komentoni, si një të drejtë, apo si një pengesë për zgjedhjet?

-Presidenti e ka artikuluar me dhjetëra faqe kundërshtimin e zyrës së tij, juristëve të Presidencës, ligjin për Kodin e ri Zgjedhor. Do të thotë se ai ka ndeshur në të, sipas tij, mospajtime me Kushtetutën apo frymën e ligjeve të Republikës. Duke ditur këtë dhe vënë re deklaratat e kryeministrit për të ecur përpara me votimin për herë të dytë të ligjit, besoj se Presidenca ka bërë gjënë e duhur, duke ia dërguar ligjin për opinion Venecies.

Nuk më duket si pengesë për zgjedhjet, sepse Shqipëria nuk është në proces implementimi të një infrastrukture të re zgjedhore, që lidhet me votimin elektronik, votën e emigrantëve apo ndërhyrje të tjera teknologjike e infrastrukturore që kërkojnë kohë të gjatë.

-Nga ana tjetër, Rama e dërgoi ligjin brenda ditës (dje) në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për rishqyrtim. Ishte ngutje apo procedurë për të fituar kohë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit?

-Nuk është as njëra, as tjetra. Është vazhdim i ngulmimit për të shkuar përpara me çdo kusht me një Kod të njëanshëm, që nuk gjeti as pajtimin e ndërkombëtarëve as të opozitës zyrtare dhe as të opozitës së re. Ngutje mund ta quajmë vetëm në kuptimin që nuk dëgjoi as këshillat e të huajve që i thanë të presë opinionin e Venecies.

Lexo edhe :  Këto janë 3 shenjat e zoodiakut që duan të jenë gjithnjë në një lidhje

Ngutje ndoshta edhe për faktin se ka frikë nga përfundimet e Venecies.

– Sa ndikim do të ketë opinioni i Venecies, që me gjasë qëndrimi i tyre do të vijë pasi Kodi të jetë rivotuar dhe hyrë ne fuqi?

-Ndikim simbolik. Do të jetë një armë e mirë për t’u përdorur nga opozita gjatë betejës politike dhe një telash më shumë për Ramën për sa i takon imazhit. Do të krijojë perceptimin se Rama po shkon kundër këshillave të të huajve.

Nuk është hera e parë që Vencia jep opinione kundër Ramës. Kjo do të jetë e treta, nëse opinioni për Kodin do të jetë negativ, sigurisht.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV