Riatdhesimi/ Ankth për 50 fëmijët shqiptarë të mbetur në “Al-Hol”, antiterrori vijon operacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesditën e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit 4 fëmijët shqiptarë dhe gruaja e plagosur që u nxorën nga kampi “Al-Hol” në Siri. Në avionin që u ul rreth orës 13:25 në pistën e aeroportit, ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë në Bejrut ku priti fëmijët që u nxorën nga kampi me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe Siriane. Ndërkohë që operacioni për nxjerrjen edhe fëmijëve të tjerë shqiptarë është ende në vijim nga forcat e antiterrorit. Ende pa zgjidhje çështja e 50 grave dhe fëmijëve të tjerë që gjenden në kampin e tmerrit. 

Nga Elvis Myrta

Amar Rasha, Emel Rasha, Hatixhe Rasha nëna e tyre, Floresha Rasha, dhe Endri Dumani, mbërritën mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, duke lënë pas tmerret dhe vuajtjet që kanë përjetuar prej disa vitesh në kampin e tmerrit, atë të “Al-Hol”-it.

Operacioni i riatdhesimit, i zhvilluar dy ditë më parë nga forcat e antiterrorit dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, nuk do të jetë i fundit. Sipas informacioneve që gazeta ka siguruar nga burimet e saj, mësohet se operacione të tjera të këtij lloj do të zhvillohen në ditët e ardhshme, me qëllim nxjerrjen e gjithë shqiptarëve që ndodhen në ambientet e kampit të tmerrshëm. Autoritetet tona janë ende në bisedime për riatdhesimin e të gjithë ‘shqiptarëve’ që ndodhen në këtë kamp.

Burime nga antiterrori bëjnë me dije se përveç grave që ndodhen në këtë kamp, të cilat janë vënë nën hetim për krime të ndryshme, për të gjithë fëmijët shqiptarë që ndodhen në ambientet e kampit nuk ka munguar interesimi i autoriteteve tona. Agjentë të Antiterrorit kanë zbarkuar në kampin “Al-Hol” në Siri, ku po kërkojnë për të tjerë shqiptarë, për t’i kthyer në atdhe. Për gjetjen e shqiptarëve të tjerë që ndodhen në kampin e ferrit, agjentët u shpërndanë në të gjithë kampin për të kryer kërkime. Sipas informacioneve, disa prej shqiptarëve që gjenden në këtë kamp kanë refuzuar bashkëpunimin me autoritetet për t’u kthyer, megjithatë puna për riatdhesimin e tyre po vijon.

Në këtë kamp, ku jetesa nuk ka të bëjë me normalitetin, nga autoritetet janë identifikuar të paktën 20 të mitur, të cilët në vijim pritet të riatdhesohen në vendin tonë. Këtu mund të përmendim tre vëllezërit Korvafaj. Amari 13-vjeç, i lindur në Tiranë, të cilit i ka mbetur përgjegjësia të kujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël, Umerin, 6 vjeç, dhe Haxherin, 3 vjeç, të dy të lindur në Siri. Asgjë nuk dihet për fatin e babait të tyre, Erjon Korvafajt, për të cilin të pakta janë mundësitë të ketë mbijetuar.

Emri i Erjonit nuk figuron në listën e banorëve të kampit “Al-Hol”, dhe tre fëmijët e tij rezultojnë kështu jetimë. Pa ngrohtësinë e prindërve në kampin e largët të Sirisë, janë edhe Ahmedi, 6 vjeç, lindur në Siri, dhe motra e tij Saxhide, vetëm 4 vjeçe, lindur në Irak. Babai i tyre, Arbër Zani, nga Tirana, dyshohet të jetë vrarë, ndërsa nuk dihet se ku është nëna e tyre. Përveç tyre, është historia edhe e tre vëllezërve Alshiqi, Abdullahut, 5 vjeç, Merjemit 2 vjeç, dhe motrës së tyre akoma më të vogël, vetëm 10-muajshe, Fatimes, pa prindërit, të vetëm mes kampit-ferr.

Lexo edhe :  Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Por, në mesin e emrave të shqiptarëve që ndodhen brenda këtij kampi janë edhe disa gra. Njëra ndër të cilat është Ruzhdije Balliu, 57 vjeçe, nga Librazhdi. Ajo nuk e di se ku ndodhet bashkëshorti i saj, Aliu, ndërsa nuk ka kontakt me asnjë nga familjarët.

Reagimet

Në lidhje me këtë operacion riatdhesimi ka pasur edhe reagime të shumta. Kryeministri Edi Rama reagoi në fillim të publikimit të lajmit për riatdhesimin e shqiptarëve, teksa tregoi se prej më shumë se një viti janë duke u marrë me procedurat për të kthyer në Shqipëri fëmijët e jo vetëm. Ai shkoi vetë në Liban për të marrë 4 fëmijët dhe gruan me aftësi të kufizuara. Ai ndodhet në Liban ku ka marrë në duart një grua me tre fëmijët e saj, Floresha Rasha dhe Amar Rasha, Emel Rasha e Hatixhe Rasha.

Në një intervistë për mediat, Rama tha se Floresha Rasha ka disa plagë në trup, por që do të rezistojë për të mbërritur në Tiranë. Kryeministri ka zbuluar edhe një informacion për Eva Dumanin. Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se dihet vendndodhja e Eva Dumanit dhe se, sipas tij, vajza është mirë.

“Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet,” – tha kryeministri.

Teksa fliste, Rama përkëdhelte me duar fëmijët e vegjël që e rrethonin dhe e shihnin ngultas në sy. Ai shpjegoi se të shpëtuarit, fillimisht do të trajtohen me mjekë dhe psikologë, në mënyrë që më pas t’i rikthehen jetës normale, por pa dhënë më shumë detaje në lidhje me strehimin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Presidenca, e cila falënderoi Gjysmëhënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit “Al-Hol”, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe shefi i Antiterrorit, Gledis Nano, u shprehën të tmerruar nga ajo që kanë parë në kampin “Al-Hol”. Ata e përshkruajnë atë si një kamp ferri dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente.

Ndërsa Marc Ghorayeb, konsulli i Shqipërisë në Liban, ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme. Ai shtoi se kanë udhëtuar gjatë gjithë kohës me makina të blinduara, pasi ai është vend i rrezikshëm, dhe tha se negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit Abaz Ibrahimi, vijojnë ende. Konsulli u shpreh se të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të japin llogari përpara autoriteteve, dhe më pas, do të vijohet me procedurat e tjera.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV