Dashamir Shehi: Përse them se Edi Rama është komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi bën një akuzë ekstreme për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Edi Rama është komunist. Po përse e  thotë Dash Shehi këtë? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROALND QAFOKU ai deklaroi:

-Zoti Shehi, por Rama dhe Basha nuk kanë lidhje me komunizmin.

-S’po marr vetëm këta të dy unë, po i fut të gjithë. Po kush të tha ty që s’kanë lidhje ata?

-Po çfarë lidhje ka Basha me komunizmin?

-S’ka Luli por kanë ata që kanë vënë Lulin, janë ata që janë komshinjtë e Lulit, i gjithë ambienti që lulëzon përqark Lulit ka lidhje me këtë punë. E njëjta gjë edhe për zotin Rama. Pse s’paska lidhje Rama me komunizmin se po bëjmë shaka ne, po tallemi me veten tonë ndaj nuk bëjmë para ne shqiptarët.

-Çfarë lidhje ka Edi Rama se ai është tallur me komunizmin. Është nip te byroja politike e komunizmit.

-Jo nip. Ai është daja i Anetës.

-Tani nuk dua të merrem me shtëpinë e atyre dhe as Ramën si person. Merrem me fenomenin. Nëna e vet ishte mbesa e njërit nga gjakatarët  më të mëdhenj të byrosë politike. Unë s’kam dashur kurrë të merrem me familjen por po merremi.

-Gjakatar? Po pse çfarë ka bërë?

-Lojëra politike pra. Gjakatar se ndenji 40 vjet pra. Ky është i atyre. Unë do thoja që ky ka ca merita se ka dalë ndonjëherë kundër atyre.

-I kujt atyre?

-I Partisë Komuniste.

-Rama ka 1 mijë të zeza por nuk është i Partisë Komuniste.

-Nuk ka nevojë të lexosh Leninin që të jesh komunist. Komunizmi është ky, që t’ia marrim gjithë të tjerëve atë që kanë, dhe ta mbaj unë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV